LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Man Cityt i përfshirë në blerjen e Milanit?

Presidenti i Man Cityt i përfshirë në blerjen e Milanit?

Raporte të shumta në Itali pretendojnë se kompania shtetërore e Abu Dhabit, Mubadala, është e përfshirë në blerjen e Milanit së bashku me kompaninë Investcorp.

Fondi me bazë në Bahrejn është në bisedime ekskluzive me Elliott Managment për një marrëveshje prej 1.18 miliardë eurosh, e cila mund të finalizohet deri në fund të muajit dhe të shpallet në fund të sezonit.

Megjithatë, mediat si La Gazzetta dello Sport dhe Tuttomercatoweb raportojnë se Mubadala është gjithashtu e përfshirë në marrëveshje.

Kur finalizohet shitja e Milanit dhe ku qëndron procesi - dalin detajet e reja
Lexo po ashtu Kur finalizohet shitja e Milanit dhe ku qëndron procesi - dalin detajet e reja

Kompania shtetërore e Abu Dhabit ka 20 për qind të aksioneve në Investcorp dhe drejtori i saj, Khaldoon al-Mubarak, është presidenti i Manchester Cityt.

Mubadala ka 243 miliardë dollarë aktive nën menaxhim dhe, sipas Tuttomercatoweb, po shtyn të finalizojë marrëveshjen me Investcorp.

Periudha e ekskluzivitetit në negociatat mes Investcorp dhe Elliott përfundon në fund të muajit dhe sipas burimeve të shumta, të dy palët janë afër arritjes së një marrëveshjeje.

Investcorp planifikon një projekt afatgjatë me Milanin
Lexo po ashtu Investcorp planifikon një projekt afatgjatë me Milanin

Nëse fondi me bazë në Bahrejn përfundon blerjen e klubit, kuqezinjtë mund të kenë një buxhet transferimi prej 300 milionë euro për verën e vitit 2022.

Ndërkohë, Milani është ende në garë për titull me dy pikë epërsi ndaj Interit të vendit të dytë. Megjithatë, Nerazzurrët do të dilnin në krye të tabelës nëse fitojnë sonte ndeshjen e tyre të mbetur kundër Bolognas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori