LAJMI I FUNDIT:

Federata Evropiane e Xhudos me shkrim të veçantë për sukseset e Driton Kukës

Federata Evropiane e Xhudos me shkrim të veçantë për sukseset e Driton Kukës

Trajneri Driton Kuka vazhdon të korrë suksese me ekipin e tij të xhudos, ku tani për këtë gjë, Federata Evropiane e Xhudos (EJU) i ka kushtuar një artikull atij.

Në vitin 2021 ai pranoi dy çmime personale për të arriturat e tij, ku fillimisht ishte shpallur nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) si trajneri më i mirë i vitit 2021, kurse nga “EJU” ishte shpallur trajneri më i mirë evropian për femra.

Tani, Kuka ka lënë mbresa të mira edhe te Federata Evropiane e Xhudos, ku kjo e fundit e cilësoi si një trajner të afirmuar të xhudos.


Në artikullin e plotë të (EJU), shkruan se Driton Kuka është tashmë një trajner i afirmuar i xhudos dhe ka marrë shumë vlerësime për arritjet e tij me ekipin e Kosovës.

Në vitin 2021, Kuka u shpërblye nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF), me çmimin e trajnerit më të mirë, pas dy medaljeve të arta në Olimpiadën e Tokios.

Ndërkaq, gjatë Kampionatit Evropian “Sofje 2022”, Kosova fitoi një medalje të argjendtë dhe një të bronztë, ku Kuka u nderua me çmimin e trajnerit më të mirë femrave për vitin 2021.

Ai përmendi se edhe pse kjo është për femrat, shpreson që në të ardhmen të jetë edhe për arritjet dhe përpjekjet e ekipit të meshkujve.

Me të në Sofje ishin edhe ministrat e qeverisë nga Kosova, një mundësi e përkryer për ata që janë përfshirë në projektin qeveritar “Kosovo Judo Nation”, për të parë saktësisht se sa e rëndësishme është kjo punë.

“EJU” shkruan në fund se kishte fatin të punojë ngushtë me Kukën si dhe me tre kampionet olimpike; Majlinda KELMENDI (2016), Distria KRASNIQI (2021) dhe Nora GJAKOVA (2021) pas Lojërave Olimpike në Tokio”.

Nuk mungon as një vlerësim i Majlinda Kelmendit për trajnerin e tij, që së bashku korrën shumë suksese.

“Mendoj se edhe para Olimpiadës në Tokio, ai tregoi se është një trajner i madh, sepse arriti të bëjë kampionë bote, kampionë evropianë dhe tashmë një medalje të artë nga Olimpiada, vetëm nga një vend i vogël, më mirë të them nga një klub i vogël. Por sigurisht që marrja e dy medaljeve të arta nga Lojërat Olimpike dëshmon edhe më shumë se ai është trajneri më i mirë dhe e meriton vërtet këtë çmim”, ishin fjalët e Majlinda Kelmendit dikur për Kukën. /KosovaPress/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

Ligue 1
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Sport
Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

La Liga

"E dua shumë atë fëmijë" - Amorim tregon lojtarin e preferuar te Manchester United

Premier League
Ylli i Barcelonës pranon se është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos

Ylli i Barcelonës pranon se është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos

La Liga
Kalo në kategori