LAJMI I FUNDIT:

MPJD për aksidentin në Austri: Gjendja e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë

MPJD për aksidentin në Austri: Gjendja e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë

Tetë personat të cilët morën ndihmë mjekësore në Salzburg të Austrisë, pas aksidentimit të një autobusi me targa të Kosovës, janë jashtë rrezikut për jetë.

Pesë prej tyre ndodhen në spital, një shtetas i Kosovës dhe katër të Shqipërisë.


Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin shefi i kabinetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Sharr Jakupi.

Ai tha se autobusi është nisur nga Tirana dhe ka ndaluar në Kosovë, ku kanë hipur tre shtetas kosovarë.

“Shkaku tashmë është i qartë”: Mediumi vendas sjell deklaratën e shoferit të autobusit me pasagjerë nga Kosova që u aksidentua në Austri
Lexo po ashtu “Shkaku tashmë është i qartë”: Mediumi vendas sjell deklaratën e shoferit të autobusit me pasagjerë nga Kosova që u aksidentua në Austri

“Sipas listës, gjithsej kanë qenë 25 pasagjerë, tre nga Kosova – dy shoferë dhe një përcjellës nga kompania”, deklaroi Jakupi duke shtuar se MPJD dhe ambasada e Kosovës në Austri janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet relevante.

Mediat në Austri raportuan se në orën 03:00 të së enjtes, një autobus me targa të Kosovës u aksidentua në një autostradë pranë Eugendorfit në Austri.

Sipas fotografive të publikuara nga mediat austriake, autobusi i aksidentuar i përkiste kompanisë Armend Tours.

Telegrafi ka provuar të marrë një përgjigje nga kjo kompani, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori