LAJMI I FUNDIT:

Kroos shtyn vendimin për të ardhmen e tij në Real Madrid

Kroos shtyn vendimin për të ardhmen e tij në Real Madrid

Toni Kroos për herë të parë besoi te Real Madridi në vitin 2014. Ai la pas Bayern Munichun, duke mbërritur në klub si fitues i Kupës së Botës dhe që nga dita e parë ai tregoi një përkushtim përtej çdo dyshimi.

Gjermani ka vazhduar të jetë një pikë referimi për Los Blancos. Gjithçka në heshtje, me punë dhe respekt, të cilin ai e ka treguar edhe një herë këtë sezon kur drejtuesit e Real Madridit i ofruan vazhdimin edhe për një vit të kontratës, e cila skadon në vitin 2023.


Kroos nuk hezitoi dhe tha se nuk ishte koha, pasi fillimisht dëshiron të dijë se si ndihet përpara sezonit të ardhshëm përpara se të angazhojë klubin me një vit tjetër kontratë.

Përgjigja e tij ishte e sinqertë, jo sepse kishte dyshime për performancën e tij të mundshme, por nga parimi i besnikërisë ndaj Real Madridit.

Komunikimi me veteranët e skuadrës për zëvendësimet në kohën shtesë tregon më së miri se çfarë trajneri është Carlo Ancelotti
Lexo po ashtu Komunikimi me veteranët e skuadrës për zëvendësimet në kohën shtesë tregon më së miri se çfarë trajneri është Carlo Ancelotti

Kroos thjesht preferon të presë, të shohë se çfarë i thotë trupi dhe koka e tij përpara se të angazhohet në Real Madrid, sepse ai nuk dëshiron të përfundojë si barrë për klubin.

32-vjeçari është i lumtur në Madrid dhe te Los Blancos, pasi po shijon futbollin dhe stilin e jetës. Mbi të gjitha, ai ka parime dhe ato janë përkushtimi dhe besnikëria ndaj simbolit që ka mbrojtur që kur zbarkoi në kryeqytetin spanjoll.

Ai ka deklaruar në më shumë se një rast se nuk ka ndërmend ta zgjasë karrierën e tij si lojtar për një kohë të gjatë dhe se do të dëshironte ta përfundonte atë te Real Madridi.

Kroos nuk i ka krijuar asnjëherë probleme klubit dhe rinovimi i tij i fundit u zgjidh pa negociata të gjata. Kjo ishte ajo që dëshironin të dyja palët dhe marrëveshja u përfundua shpejt.

Real Madridi me plane të qarta – largohet Kroos, vijnë Pogba dhe Tchouameni
Lexo po ashtu Real Madridi me plane të qarta – largohet Kroos, vijnë Pogba dhe Tchouameni

Gjermani nuk e ka humbur kurrë statusin e tij si titullar që kur mbërriti në Estadio Santiago Bernabeu.

Carlo Ancelotti e konsideron ish-lojtarin e Bayernit si të domosdoshëm, lojtarin e aftë për të sjellë topin përpara dhe për t’i nisur gjërat me vizionin e tij të jashtëzakonshëm dhe aftësinë e pasimeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori