LAJMI I FUNDIT:

Conte fiton një bonus të madh nëse Tottenhami kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Conte fiton një bonus të madh nëse Tottenhami kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Antonio Conte ka bërë një punë të mirë te Tottenham Hotspur deri më tani, me klubin që qëndron në prag të kualifikimit në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Tottenhamit i duhet një pikë nga ndeshja e fundit e sezonit kundër Norëich City të dielën për të siguruar rikthimin e tyre në Ligën e Kampionëve.


Sipas mediumit Times, Conte është në linjë për një bonus prej 2.5 milionë funtesh nëse skuadra e tij siguron vendin e katërt.

Tottenham fiton bindshëm derbin londinez ndaj Arsenalit, edhe më e zjarrtë gara për top katërshe në PL
Lexo po ashtu Tottenham fiton bindshëm derbin londinez ndaj Arsenalit, edhe më e zjarrtë gara për top katërshe në PL

Trajneri italian mori drejtimin në Tottenham Hotspurs Stadium kur Spurs ishin në vendin e nëntë në nëntor.

Ai ka marrë 53 pikë nga 81 të mundshme, dhe Tottenham kapërceu rivalët kryesorë, Arsenalin, në vendin e katërt me fitoren e tyre ndaj Burnleyt të dielën.

Lajmet për transferimet e Tottenhamit

Conte ia ka bërë të qartë kryetarit të Spurs, Daniel Levy se dëshiron të paktën gjashtë nënshkrime në afatin kalimtar të verës.

Këto gjashtë nënshkrime do të përfshijnë tre mbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues, dhe ai dëshiron që ata të arrijnë përpara turneut para-sezonal të klubit në Korenë e Jugut në korrik.

Antonio Conte synon gjashtë nënshkrime të mëdha te Tottenhami gjatë verës
Lexo po ashtu Antonio Conte synon gjashtë nënshkrime të mëdha te Tottenhami gjatë verës

Ai gjithashtu dëshiron të largojë një numër lojtarësh nga skuadra aktuale, si Sergio Reguilon, Emerson Royal, Steven Bergwijn, Giovani Lo Celso dhe Tanguy Ndombele.

Tottenhami po vëzhgon nga afër Christian Eriksen të Brentford, i cili do të bëhet lojtar i lirë në fund të qershorit dhe Youri Tielemans të Leicester City , i cili do të jetë në vitin e fundit të kontratës së tij këtë verë.

Conte konfirmon se Tottenham do ta blejë Kulusevskin, shton se duhet shumë transferime të reja në verë
Lexo po ashtu Conte konfirmon se Tottenham do ta blejë Kulusevskin, shton se duhet shumë transferime të reja në verë

Ndërkohë, Tottenhami është vendosur të shfrytëzoj opsionin për të nënshkruar me Dejan Kulusevskin për 25 milionë funte këtë verë.

Cristian Romero gjithashtu do të bashkohet me një marrëveshje të përhershme për 42.5 milionë funte nga Atalanta, pasi e kaloi këtë sezon si huazim nga klubi italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori