Në një bisedë të zhvilluar për Bloomberg, tre zyrtarë të lartë të Turqisë në kushte anonimiteti kanë zbuluar kërkesat që Turqia i ka, nëse duan që të përkrahin hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO.
Ankaraja do të kërkojë nga dy shtetet të njohin brengën e Turqisë lidhur me milicët e armatosur kurdë, si në Turqi ashtu dhe në Siri e Irak, transmeton Telegrafi.
Një prej problemeve më të mëdha brenda Aleancës Veri-Atlantike, pavarësisht që të gjitha shtetet e konsiderojnë PKK-në si organizatë terroriste, është se e kanë përkrahur YPG-në në veri të Sirisë që nuk i fsheh lidhjet e saj me PKK-në.
Turqia kërkon nga Suedia dhe Finlanda jo vetëm që publikisht të dënojnë PKK-në, por edhe organizatat e tjera të lidhura me të – por edhe të rrisin presionin mbi simpatizuesit e PKK-së që qëndrojnë nëpër këto shtete.
Përveç kësaj, do të kërkojë heqjen e kufizimeve për eksportimin e armëve në Turqi që këto shtetet i kishin aplikuar ndaj Turqisë në vitin 2019, pas hyrjes së forcave turke në pjesën veriore të Sirisë me qëllim që ta shtyp YPG-në. Parimi i Turqisë në këtë rast është se nuk do të pranojë në Aleancë shtetet që i vendosin sanksione.
Turqia ka pranuar kthimin e Greqisë në NATO në vitet e 80-ta, pasi që dy vendet zhvilluan luftën e vitit 1974 për shkak të Qipros, dhe nuk dëshiron të përsërit atë që zyrtarët thonë se tani në Ankara konsiderohet si një gabim.
Athina dhe aleatët e saj qipriotë u shfaqën më vonë si pengesa kryesore që bllokuan ofertën e Turqisë në BE, duke hedhur poshtë një votim të OKB-së mbi planin e ribashkimit të Qipros dhe duke u përfshirë në mosmarrëveshjet e vazhdueshme territoriale me Turqinë mbi pjesë të Egjeut dhe Mesdheut.
Për këtë, Turqia dëshiron të zgjedh çështjet e hapura me Suedinë dhe Finlandën, dhe kërkon që këto shtete të deklarohen qartë dhe të shfaqin solidaritetin për Turqinë në luftën kundër grupeve kurde.
Edhe pse Turqia sipas këtyre zyrtare nuk dëshiron që me këto shtete nordike të diskutojë jashtë çështjes së kurdëve, ekziston një listë e dëshirave për që do të mund t’i përmirësonin raportet brenda Aleancës.
Duan që sërish të jenë të kyçur në projektin F-35, duan blerjen e F-16 dhe avancimin e F-16 tjerë që tashmë i përdorin, heqjen e sanksioneve lidhur me sigurimin e sistemit S-400.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se Turqia nuk do të mbështet hyrjen në NATO për këto vende, dhe se diplomatët e tyre nuk kanë nevojë të shkojnë në Turqi për të diskutuar për këtë çështje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Erdogan ultimatum separatistëve kurdë në Siri: Dorëzohuni ose do t’iu fshijmë ‘nga faqja e dheut’
Zuckerberg: Biden na bënte presion që të mos publikojmë lajme rreth efekteve anësore të vaksinave kundër COVID-19
Azerbajxhani pezullon dërgimin e gazit në Serbi
Çfarë do të thotë nocioni zjarri është nën kontroll?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali