LAJMI I FUNDIT:

Shtohet keqpërdorimi i detyrës nga ana e zyrtarëve policorë

Shtohet keqpërdorimi i detyrës nga ana e zyrtarëve policorë

Inspektorati policor i Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një rreshter policor në Pejë. E sipas IPK arsyeja e arrestimit të këtij zyrtari është dhuna e ushtruar ndaj koleges së tij me të cilën ishte në një lidhje dashurie. Njohësi i sigurisë Drizan Shala, thotë se shkaku i rasteve të shumta të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, duhet të angazhohen psikologë për të vlerësuar gjendjen psiqike të policëve në vend

Pasi pranoi tretman në emergjencë në Pejë, u zbulua se jashtë detyrës zyrtare, zyrtarja policore kishte pësuar dhunë nga kolegu i saj, me të cilin ishte në një lidhje.


E për ushtrim të dhunës, në pranga përfundoi rreshteri policor me inicialet S.H.

Ishte Inspektorati Policor që njoftoi se ky zyrtari policor me gradën rreshter ka përfunduar në ndalim prej 48 orësh.

“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar një zyrtar policor në Pejë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “kanosje”. Informacionet e para hetuesit e IPK-së lidhur me këtë rast i kishin pranuar nga Policia e Kosovës në Pejë se një zyrtar policor (me gradën e rreshterit) jashtë detyrës zyrtare është i përfshirë si i dyshuar në një rast të lëndimit të rëndë trupor.  Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Me rastin po merret edhe Prokuroria Themelore në Pejë.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Shkodran Nikçi, bëri me dije se gjatë ditës, Prokurori do të kërkojë edhe masë të paraburgimit ndaj të dyshuarit.

“Prokurori i Shtetit gjatë ditës do të paraqesë kërkesë për caktim të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit”, ka thënë Shkodran Nikçi – nga Prokuroria Themelore Pejë.

E njohësi i çështjeve të sigurisë Drizan Shala thotë se një rast si ky, duhet të ndikojë në reagimin e menaxhmentit policor, dhe në angazhimin e psikologëve për trajtim të zyrtarëve policor.

Shala shton se numri i rasteve të keqpërdorimit të detyrës nga ana e policëve është më i madh.

Mirëpo sipas tij, shkaku i numrit të vogël të Inspektorëve policor këto raste nuk po zbulohen.

Ndërkohë nga ana e IPK është njoftuar se rreshteri policor është suspenduar nga detyra deri në një vendim të dytë./Portali D/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori