LAJMI I FUNDIT:

Gjermania premton “mbështetje të plotë” për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Gjermania premton “mbështetje të plotë” për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka thënë se ajo mbështet anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, pavarësisht kritikave të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Çdo vend është i lirë të vendosë për anëtarësimin e tij në aleancë. Kjo vlen edhe për Suedinë dhe Finlandën”, ka thënë Baerbock gjatë konferencës përmbyllëse për shtyp pas takimit të ministrave të jashtëm të G7 në Gjermani, përcjell Telegrafi.

“Nuk është NATO ajo që ka shtyrë Suedinë dhe Finlandën të anëtarësohen, por veprimet e presidentit rus, sepse ata duan të vazhdojnë të jetojnë në paqe me fqinjët e tyre, në këtë aleancë, nëse bashkohen. Do ta mbështesja shumë”, tha Baerbock.


Ndërkohë presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö, i ka thënë presidentit rus Vladimir Putin të shtunën se kombi nordik do të vendosë “të kërkojë anëtarësimin në NATO në ditët e ardhshme”.

Cilët janë hapat e ardhshëm nëse Suedia dhe Finlanda kërkojnë të anëtarësohen në NATO?
Lexo po ashtu Cilët janë hapat e ardhshëm nëse Suedia dhe Finlanda kërkojnë të anëtarësohen në NATO?

Veç tij, të enjten, ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde, ka theksuar se Suedia do të marrë në konsideratë vlerësimet e Finlandës për anëtarësimin në NATO, pasi konsideron gjithashtu bashkimin me aleancën ushtarake.

“Qeveria gjermane e ka bërë tashmë të qartë se ne e mbështesim këtë pranim. Suedia dhe Finlanda janë vende të forta për sa i përket aftësive të tyre mbrojtëse. Vetëm kjo do ta bënte pranimin e tyre më të fortë për NATO-n”, tha Baerbock.

Veç kryediplomates gjermane, edhe kancelari gjerman Olaf Scholz të enjten përshëndeti ofertën e Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO dhe ofroi “mbështetjen e plotë” të Berlinit.

Megjithatë, presidenti turk Erdogan të premten tha se nuk e sheh “pozitivisht” anëtarësimin e mundshëm të Suedisë dhe Finlandës në NATO dhe kishte pohuar të enjten se “vendet skandinave janë si një shtëpi pritëse për organizatat terroriste”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Kalo në kategori