LAJMI I FUNDIT:

Berisha i PDK-së thotë se LVV ka komplekse se nuk ka qenë pjesë e luftës, Konjufca ia numëron ish luftëtarët

Berisha i PDK-së thotë se LVV ka komplekse se nuk ka qenë pjesë e luftës, Konjufca ia numëron ish luftëtarët

Çështja e pagës minimale në Kosovë dhe mospërfshirja e veteranëve të luftës ka ngjallur debat sot në Kuvendin e Kosovës.

Një replikë është zhvilluar ndërmjet deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha dhe kryeparlamentarit Glauk Kojnufca.


Glauk Konjufca, kryeparlamentar

Berisha tha se ata që kanë komplekse që nuk kanë qenë pjesë e luftës nuk duhet dhe nuk është e ndershme t’i luftojnë ato vlera.

“Nëse keni komplekse nga fakti se nuk keni qenë në periudhën e duhur pjesë e madhështisë së luftës për liri, që të jetë veteranë e invalid i kësaj lufte nuk është e denjë, e ndershme t’i luftoni këto vlera…”, tha Berisha.

Partitë opozitare kundër Projektligjit për pagën minimale: Po diskriminohen veteranët e luftës
Lexo po ashtu Partitë opozitare kundër Projektligjit për pagën minimale: Po diskriminohen veteranët e luftës

Ai tha se veteranët janë të diskriminuar, pasi siç potencoi ai asnjë njeri në Kosovë nuk mund të jetojë me 170 euro.

Hisen Berisha, deputet i PDK-së

E për këtë reagoi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

“Zotni Berisha kur po thoni se keni komplekse se s’keni qenë pjesë e asaj lufte, bash fillova me i këqyr grupet parlamentare”.

Murati kërkon miratimin e projektligjit që i hap rrugë rritjes së pagës minimale
Lexo po ashtu Murati kërkon miratimin e projektligjit që i hap rrugë rritjes së pagës minimale

“Po e shoh në LDK një që ka qenë fort në mënyrë të lavdishme, në Vetëvendosje po i shoh pesë e në PDK dy….kjo është gjendja aktuale qysh po ju shoh tash.

Nuk bën me hi anej, se ka në secilin grup parlamentar e është gabim me fol në mënyrë monopolizuese për luftën çlirimtare”, tha Konjufca. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori