LAJMI I FUNDIT:

BE premton 500 milionë euro shtesë ndihmë ushtarake për Ukrainën

BE premton 500 milionë euro shtesë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka premtuar 500 milionë euro shtesë mbështetje ushtarake për Ukrainën.

Ai beson se do të arrihet një marrëveshje në ditët në vijim për një embargo ndaj naftës ruse, raporton skynews.

Spanjolli deklaroi se mbështetja ushtarake do të ishte për armë të rënda si tanke dhe artileri ndërsa ndihma e fundit do të thotë se komuniteti evropian deri më tani ka ndarë dy miliardë euro për shtetin ukrainas.


“(Do të jetë) më shumë presion ndaj Rusisë me sanksione ekonomike dhe vazhdimin e izolimit ndërkombëtar të Rusisë”, tha ai.

Në lidhje me embargon e mundshme të naftës, ai tha se “jam i sigurt se do të kemi një marrëveshje. Na duhet dhe do ta kemi. Duhet të heqim qafe varësinë nga nafta ruse. Nëse nuk ka marrëveshje në nivelin e ambasadorëve, atëherë të hënën ministrat kur të mblidhen duhet të japin shtysën politike”.

Ndryshe, Hungaria është vendi kryesor i BE-së që po kundërshton embargon ndaj naftës ruse pasi që ka varësi të madhe ndaj saj dhe kryesisht e importon nga Rusia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Snajperi ukrainas u tregua më i shpejtë teksa u gjend ‘ballë për ballë’ me dy ushtarë rusë që tentuan të qëllojnë me granatahedhës

Snajperi ukrainas u tregua më i shpejtë teksa u gjend ‘ballë për ballë’ me dy ushtarë rusë që tentuan të qëllojnë me granatahedhës

Botë
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Botë
Kapi dronin e ukrainasve duke menduar se shpëtoi, ushtari rus e gjuan në tokë – veprim ky që i kushtoi me jetë

Kapi dronin e ukrainasve duke menduar se shpëtoi, ushtari rus e gjuan në tokë – veprim ky që i kushtoi me jetë

Evropa
Rrokaqielli që u bë “simbol i goditjeve nga uraganet e njëpasnjëshme” në Luiziana, është shkatërruar pasi ka qëndruar i braktisur për gati katër vjet

Rrokaqielli që u bë “simbol i goditjeve nga uraganet e njëpasnjëshme” në Luiziana, është shkatërruar pasi ka qëndruar i braktisur për gati katër vjet

Amerika
Gjermania do të vendosë kontrolle të përkohshme në të gjithë kufijtë tokësorë

Gjermania do të vendosë kontrolle të përkohshme në të gjithë kufijtë tokësorë

Evropa
Unazat ikonë të Saturnit do të zhduken pas disa muajsh, deklaron NASA

Unazat ikonë të Saturnit do të zhduken pas disa muajsh, deklaron NASA

Botë
Kalo në kategori