LAJMI I FUNDIT:

“Arteta ankohet shumë”, Conte i thotë trajnerit të Arsenalit të përqendrohet më shumë te ekipi i tij pas humbjes në derbi

“Arteta ankohet shumë”, Conte i thotë trajnerit të Arsenalit të përqendrohet më shumë te ekipi i tij pas humbjes në derbi

Antonio Conte ka thënë se Mikel Arteta duhet të “përqendrohet më shumë te ekipi i tij” pas komenteve të menaxherit të Arsenalit për gjyqtarin pas fitores së Tottenhamit në derbin të enjten mbrëma.

Arsenali humbi mundësinë për të vulosur kualifikimin në Ligën e Kampionëve pasi humbi 3-0 si mysafir te rivalët e Tottenhamit.


Një penallti e hershme dhe një gol tjetër nga Harry Kane dërguan në 2-0 epersine gjatë pjesës së parë, ndërsa Son Heung-min shënoi golin e tretë në pjesën e dytë për të marrë trim pikët.

Tottenham fiton bindshëm derbin londinez ndaj Arsenalit, edhe më e zjarrtë gara për top katërshe në PL
Lexo po ashtu Tottenham fiton bindshëm derbin londinez ndaj Arsenalit, edhe më e zjarrtë gara për top katërshe në PL

Por, trajneri i Topçinjve, Arteta u duk se ishte i pakënaqur me disa nga vendimet e gjyqtarit kryesor në intervistën e tij pas ndeshjes.

Conte kritikoi homologun e tij në konferencën e tij për shtyp, ndërsa iu referua numrit të gabimeve që ai ndjeu se mbetën të pandëshkuar gjatë barazimit 1-1 të Spurs me Liverpool fundjavën e kaluar.

“Ai ankohet shumë. Ai duhet të fokusohet më shumë te skuadra e tij”, ka thënë fillimisht Conte kur u pyet për fjalët e Artetas.

“Gjyqtarët shkatërruan lojën tonë të bukur!”, Arteta nervozohet pas humbjes nga Tottenhami
Lexo po ashtu “Gjyqtarët shkatërruan lojën tonë të bukur!”, Arteta nervozohet pas humbjes nga Tottenhami

“Ai duhet të fokusohet më shumë në punën e tij. Ai duhet të vazhdojë të punojë sepse është shumë i mirë. Të dëgjosh dikë të ankohet gjatë gjithë kohës nuk është aq mirë”.

“Në Liverpool a më dëgjuat të ankohem për Fabinhon dhe të gjitha faullet? Jo. Ai mund të marrë këshillat e mia nëse dëshiron, por nëse jo nuk më intereson”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori