Inflacioni në Maqedoninë e Veriut ka arritur në mbi 10 për qind, shifër kjo më e larta që nga periudha e pavarësisë së vendit nga ish-Federata Jugosllave në vitin 1991. Sipas të dhënave të Entit të Statistikës, inflacioni në muajin prill ishte 10.5 për qind më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Po sipas të dhënave zyrtare, çmimet e shitjeve me pakicë, krahasuar me të njëjtën periudhë janë më të larta për 11.1 për qind.
Kjo ka çuar edhe në shtrenjtimin e shpenzimeve për jetesë për 2.2 për qind për vetëm një muaj. Shporta e konsumit, sipas të dhënave të Lidhjes së Sindikatave, në muajin prill është rritur për 1.300 denarë apo afër 22 euro. Për të mbuluar shpenzimet elementare për jetesë një familjeje prej katër anëtarësh i nevojiten 38.104 denarë apo rreth 620 euro.
“Inflacioni te ne është nën ndikimin e trendëve botëror, por Qeveria do të bëjë gjithçka që të përballet me krizën ekonomike, ashtu siç ka vepruar deri më tani”, ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha, pa dhënë detaje tjera mbi masat mundshme për zbutjen e pasojave nga kriza.
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka nisur me vlerësimin e shpenzimeve të energjisë elektrike nga konsumatorët para se të dalë me vendimin për rritjen e çmimit që duhet të hyjë në fuqi nga qershori.
Rritje të çmimit pritet të ketë edhe për ngrohjen qendrore, si dhe për burimet tjera të energjisë.
Për t’u përballur me krizën, më parë Ministria e Financave ka paralajmëruar marrjen e mbi 900 milionë eurove borxh, një pjesë përmes shitjes së Eurobondit dhe tjetrën nga Bankat e huaja.
Lidhur me gjendjen e krijuar ka reaguar opozita maqedonase, e cila masat e Qeverisë i vlerëson si joefikase. OBRM-PDUKM-ja thotë se varfëria dhe inflacioni dyshifror, sipas saj vjen nga paaftësia e Qeverisë.
“Kemi inflacion dyshifror në njërën anë dhe në anën tjetër borxh të ri, sipas të cilit çdo fëmijë i porsalindur do të ketë 500 euro borxh shtesë. Borxhi publik ka arritur 62,63 për qind të Prodhimit Bruto Vendor dhe kjo është shumë shqetësuese”, ka deklaruar Vllado Misajllovski, nënkryetar i OBRM-PDUKM-së.
Zoran Ivanovski, njohës i çështjeve të ekonomisë dhe profesor në Universitetin Fon në Shkup, thotë se inflacioni dhe përkeqësimi i gjendjes ekonomike është pasojë e krizës botërore. Ai thotë se e ardhmja është e vështirë të parashikohet, por kriza sipas tij, do të zgjasë derisa të mos ndërpritet lufta në Ukrainë që do të lërë pasoja afatgjata.
“Është shumë e vështirë të parashikohet lëvizja e çmimeve në të ardhmen, por fatkeqësisht ato edhe më tej mund të lëvizin në drejtim jo të duhur apo të ketë shtrenjtim të përgjithshëm. Kjo është pasojë e krizës botërore të shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Vetëm në rast të ndërprerjes së saj mund të pritet të nisë stabilizimi i gjendjes ekonomike, por pasojat do të ndihen edhe për një periudhë të konsiderueshme”, thotë Ivanovski.
Sa i përket inflacionit, Ivanovski thekson nevojën e një ndërhyrjeje të shpejtë si nga Banka Kombëtare, ashtu edhe nga Ministria e Financave, si dhe miratimi i masave qeveritare që do të stimulojnë rritjen ekonomike dhe stabilizimin e çmimeve.
Ai thotë se autoritetet bankare që merren me çështjet monetare kanë përvojë në luftën me inflacionin dhe strategjinë monetare që është aplikuar në 15 vitet e fundit, por, sipas tij, kjo nuk është e mjaftueshme.
“Banka Qendrore bëri një rritje simbolike të kamatave, por në periudhën në vijim duhet të mendojë edhe për në një rritje tjetër, edhe pse kjo do të reflektohet tek ata që kanë marrë kredi”, shton Ivanovski.
Ai thekson nevojën edhe për masa tjera nga Qeveria, si reforma në sistemin tatimor, në politikat fiskale, pastaj masat për mbështetjen e investimeve reale, por edhe heqje dorë nga shpenzimet joproduktive./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
Janë kryer 6984 kontrolle automjetesh për shkak të përmirësimit të cilësisë së ajrit
Zyrtari i lartë ushtarak i NATO-s vizitoi Bondsteel, takohet edhe me kreun e FSK-së
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë
Haradinaj pritet në Pentagon
Vrasja në “Kobra City”, babai i të ndjerit thotë se kur shkoi në spital e kuptoi se i kishte vdekur djali
Kontributi i FSK-së në Ukrainë: Gjeneral Jashari dhe zëvendëskomandanti i NATO-s në Napoli diskutojnë mbështetjen dhe trajnimet
Serbia shpall dy shqiptarë non-grata, tregojnë arsyen përse janë ndaluar nga autoritet serbe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar