LAJMI I FUNDIT:

Petkov i vendosur: E ardhmja e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është në BE

Petkov i vendosur: E ardhmja e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është në BE

Jemi të vendosur se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut dhe e Shqipërisë duhet të jetë në BE, kjo është mirë për rajonin deklaroi kryeministri bullgar Kiril Petkov në një intervistë për televizionin rumun Digi 24 TV, të emetuar me 9 maj, njoftuan sot mediat bullgare.

Disa nga mediat në vend sot raportojnë se kryeministri bullgar Kiril Petkov ka deklaruar se ka vendosur që e ardhmja e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë duhet të jetë në BE dhe se nëse Qeveria në Bullgari bie për shkak të kësaj, nuk është faji i tij. Rrjedhimisht, mediat konstatojnë se bëhet fjalë për një largim të mundshëm të bllokadës nga Sofja në Shkup.

“Nuk mund të jem përgjegjës për asgjë nëse qeveria ime zhduket”. Nëse qeveria ime mbijeton, dhe unë punoj për këtë çdo ditë, ne jemi të vendosur që e ardhmja në BE e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është atje, ajo duhet të jetë atje”.


“Kjo është e mirë për rajonin. Natyrisht, ka gjëra që duhen bërë ende dhe duhet të punojmë shumë për t’ia arritur. Ne i dimë pengesat dhe problemet që duhen zgjidhur, tani ato vetëm duhet të zgjidhen. “Përveç kësaj, nuk mund të jem përgjegjës për asgjë tjetër në të ardhmen”, tha Petkov.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani

Vdes gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani

Lajme
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Kalo në kategori