LAJMI I FUNDIT:

Fero u kërkon falje Noizyt, S4MM dhe Gjikos: Më ka shtyrë Mozziku që t’i shaj, tani është bërë bashkë me ta

Fero u kërkon falje Noizyt, S4MM dhe Gjikos: Më ka shtyrë Mozziku që t’i shaj, tani është bërë bashkë me ta

Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, ditëve të fundit ka qenë një nga emrat më të diskutuar në showbizin shqiptar e faqet rozë.

Kjo për shkak të një raporti me reperin Unikkatil, pasi ky i fundit solli këngën e re “Po eci”, ku mendohej se në këtë projekt u përfshi edhe Fero.


24-vjeçari së fundmi ka qenë në një live me Kozakun apo siç njihet për audiencën shqiptare ‘mbreti i Instagramit’.

Ai ka shpalosur disa detaje të reja në lidhje me reperët e estradës, ku thotë se Noizyn, S4MM dhe Gjikon, e ka shtyrë Mozziku që t’i shajë dhe që më pas është bërë bashkë me ta.

Fero ironizon me këngën e re të Unikkatilit, përmend se do të ketë një ‘diss’ edhe për Mozzikun në projektin e tij të radhës
Lexo po ashtu Fero ironizon me këngën e re të Unikkatilit, përmend se do të ketë një ‘diss’ edhe për Mozzikun në projektin e tij të radhës

Tutje, Fero u ka kërkuar ndjesë të tre artistëve duke thënë se nuk ka pasur asnjëherë asgjë me ta.

“Me Noizyn, me S4MM, me Gjikon unë nuk kam pasur asgjë me ta. Unë kam ndenjur në një banesë me Mozzikun, Mozziku më ka folur keq për Noizyn. Kur Noizy i ka dërguar mesazh Mozzikut duke e sharë, unë jam sharë me Noizyn. Mozziku është bërë bashkë me Noizyn. Mozziku më ka thënë mua shaje Gjikon, me qenë kundër Gjikos, kur i kam parë bashkë. Unë për Mozzikun dhe Getinjon jam kapur me një estradë. Unë me S4MM nuk kam pasur asgjë, Mozziku ka qarë për S4MM”, u shpreh Fero.

“Unë tani i kërkoj ndjesë Gjikos, S4MM, Noizyt, të gjithë njerëzve që shkaku i Mozzikut kam hyrë në ‘beef’ me ta. Unë përvete i kërkoj ndjesë, ma bëni hallall djem, Mozziku më ka shtyrë. Unë nuk kam folur që sa kohë, tani po e tregoj të vërtetën. E kam pasur hatri i shoqërisë, ata i kanë shpërndarë njerëzit që më kanë bërë ‘diss’ mua. Unë me Unikkatilin nuk kam pasur asgjë. Kam thënë në intervista se ka qenë legjendë, por tani jam unë. Pas 10 viteve del dikush tjetër”, ka thënë më tej ai. /Telegrafi/

Fero (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori