Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, të hënën ka ringjallur një ide për një formë të re të bashkëpunimit evropian të quajtur “komunitet politik evropian”, që shkon përtej BE-së. E detajet se si do të funksiononte një mekanizëm i tillë mbeten të pasqaruara dhe të diskutueshme në opinion.
Ky propozim, i paraqitur në një fjalim kryesor në Parlamentin e BE-së, ka shkaktuar tashmë polemika mbi perspektivën që mund t’i ofrohet Ukrainës dhe vendeve të Ballkanit, i cili propozim nga analistët vendor po shihet si një dritë e gjelbër për shtetet që të jenë pjesë e BE-së, por jo vend anëtar i saj.
Analisti politik, Dritëro Arifi në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se presidenti i Francës, Macron ende nuk është i bindur në zgjerimin e shpejt të BE-së.
Sipas tij, Macron edhe më herët ka treguar një skepticizëm për një zgjerim më të shpejt të BE-së.
“Presidenti i Francës ende nuk është i bindur në zgjerimin e shpejt siç po e kërkojnë shumë shtete pas konfliktit me Ukrainën, dhe dëshirojnë të krijojnë një paradhomë që për vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe për Moldavinë, Gjeorgjinë Ukrainën të kenë një kohë që të unifikohen të gjitha rregullat, ligjet e BE-së në njëfarë mënyrë t’i lejnë në pritje këto shtete, por duke i zbatuar rregullat e BE-së. T’i jepet një dritë e gjelbër ‘që jeni pjesë, por jo anëtar të plotë’. Kjo po dëshmon që Franca ka probleme të brendshme, është një popullatë e ndarë”.
“Presidenti Macron ka zgjedhjet e brendshme parlamentare dhe mund të jetë njëra prej hezitimeve. Mendoj që Macron edhe më herët e ka tregu një skepticizëm për një zgjerim më të shpejt të BE-së”, ka thënë ai.
Arifi tutje shtoi se duhet të ndryshohet traktati i BE-së, në mënyrë që anëtarësimi i shteteve që duan të hyjnë në BE të bëhet me shumicën e votave dhe jo me konsensus.
“Mendoj që pjesa kryesore është që të ndryshojë traktati i BE-së, që të eliminohet çështja e konsensusit, të bëhet anëtarësimi me shumicën absolute të votave. Që i bie edhe nëse disa shtete mund të jenë kundër zgjerimit të politikës së jashtme, atëherë BE-ja mund të procedojë me shumicën e votave. Por e shoh me një skepticizëm zgjerimin e vendeve të reja në një afat të mesëm nga BE-ja”, vlerësoi ai.
I pyetur nëse me këtë deklaratë, Macron dëshiron ta mbajë larg Ballkanin dhe shtetet tjera që duan të bëhen vende anëtare të BE-së, Arifi tha: “ Nuk mendoj që dëshiron ta mbaj larg, por me këtë ide dëshirojnë ta mbajë afër por jo brenda BE-së”.
Ndërsa, drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha në një intervistë për Telegrafin tërhoqi një paralele për prioritet e presidentit të Francës, Macron karshi anëtarësimit të Ukrainës në BE, si dhe liberalizmit të vizave për Kosovën.
Shasha tha se edhe pse në Ukrainë lufta po merr jetëra njerëzish, Macron deklarohet se çështja e anëtarësimit të saj në BE merr kohë, e që sipas tij Kosova nuk është në prioritetet e tyre as për liberalizim të vizave.
“Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është në atë listën e prioriteteve të Bashkimit Evropian ka rënë goxha poshtë. E marrim një shembull të luftës në Ukrainë dhe komentin e Macronit…përkundër jetëve të humbura dhe gjithçka që e bën në mënyrë heroike Ukraina, sot e atë ditë presidenti i Francës del me deklaratë ‘luftoni ju, vazhdoni të vdisni, por çështja e anëtarësimit në BE merr dekada’, pra ky e thotë për Ukrainën, por duhet ta kuptojmë nën rreshta se ku gjendemi ne në hierarkinë prioriteteve të Macronit”, u shpreh Shasha.
Ndryshe, deklarata e presidentit francez është komentuar edhe në Serbi.
Analistët në vendin fqinj e kanë cilësuar deklaratë shumë të guximshme dhe e rrezikshme, propozimin për krijimin e një komuniteti politik evropian për vendet në “dhomë pritjeje” që ndajnë vlerat evropiane, por që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian.
Analistët serbë thonë se paralajmërimi i tij para së gjithash i referohej Ukrainës, e cila së fundi ka aplikuar për kandidaturë, por është një problem i madh edhe për Serbinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që duan të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje