LAJMI I FUNDIT:

Barcelona jep përditësimin e fundit për gjendjen e Araujos, konfirmon lirimin nga spitali

Barcelona jep përditësimin e fundit për gjendjen e Araujos, konfirmon lirimin nga spitali

Klubi katalunas, Barcelona ka lëshuar një përditësim për gjendjen e mbrojtësit uruguaian, Ronald Araujo.

Blaugranët fituan 3-1 ndaj Celta Vigos në Camp Nou të martën mbrëma, por rezultati ishte i një rëndësie dytësore për shumicën e të pranishmëve.

Kjo për shkak se qendërmbrojtësi premtues uruguaian i Barcelonës, Araujo u desh të dërgohej në spital gjatë lojës pasi një përplasje koke me Gavin i dha atij një tronditje.


Araujo e kaloi natën në spital pas tronditjes që kishte, Xavi thotë se ai është mirë dhe nuk duhet të shqetësohen
Lexo po ashtu Araujo e kaloi natën në spital pas tronditjes që kishte, Xavi thotë se ai është mirë dhe nuk duhet të shqetësohen

Araujo qëndroi në spital gjatë natës përpara se të lirohej pasditen e sotme.

Testet e kryera ndaj tij rezultuan të suksesshme dhe një deklaratë e klubit zbuloi se ai do të rikthehet në veprim relativisht shpejt.

“Testet plotësuese të lojtarit të ekipit të parë Ronald Araujo kanë rezultuar të suksesshme dhe ai ka dalë nga spitali”, thuhet në njoftimin e Barçës.

23-vjeçari ka lindur në Rivera dhe iu bashkua Barcelonës nga Boston River më 2018. Ai hyri në ekipin e parë në fillim të sezonit 2020/21 dhe që atëherë është bërë shtyllë e mbrojtjes, duke krijuar një partneritet të shkëlqyeshëm me Gerard Pique.

Së fundmi, Araujo ka rinovuar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2026. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich etiketon dy yje si pasues të Harry Kane

Bayern Munich etiketon dy yje si pasues të Harry Kane

Bundesliga
Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ndërkombëtare
'Gjuha e gjatë' i kushtoi shumë basketbollistit që tha se lojtarët e NBA janë skllevër modernë, u tregtua dy herë brenda muajit

'Gjuha e gjatë' i kushtoi shumë basketbollistit që tha se lojtarët e NBA janë skllevër modernë, u tregtua dy herë brenda muajit

NBA
Ishte heroi i Real Madridit, Carlo Ancelotti i thur elozhe Gonzalo Garcias

Ishte heroi i Real Madridit, Carlo Ancelotti i thur elozhe Gonzalo Garcias

La Liga
Roy Keane shpërfilli Ronaldon kur emëroi pesë bashkëlojtarët e tij të klasit botëror në Man Utd

Roy Keane shpërfilli Ronaldon kur emëroi pesë bashkëlojtarët e tij të klasit botëror në Man Utd

Premier League
Endrick, mbreti i Real Madridit në Kupë e Mbretit

Endrick, mbreti i Real Madridit në Kupë e Mbretit

La Liga
Kalo në kategori