LAJMI I FUNDIT:

Barcelona mposht Celta Vigon, Aubameyang dhe Depay shënojnë golat

Barcelona mposht Celta Vigon, Aubameyang dhe Depay shënojnë golat

Barcelona ka arritur të mposht Celta Vigon me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 36-të në La Liga.

Dy skuadrat zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, ku nuk munguan rastet dhe golat.


Që në start rrezikoi Iago Aspas, por goditja e tij u prit nga Ter Stegen.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 30-të, kur Ousmane Dembele asistoi te Memphis Depay që shënoi për 1-0.

Në minutën e 41-të erdhi edhe goli i dytë në ndeshje, kur Pierre Emerick Aubameyang shënoi për 2-0.

Edhe pjesa e dytë nisi me ritëm të lartë, kur në start u shënuan dy gola.

Dembele sërish në rolin e asistuesit gjeti Aubameyangun që shënoi për 3-0 në minutën e 49-të.

Celta Vigo u kthye në lojë menjëherë pas një minute, kur Iago Aspas shënoi për 3-1.

Mysafirët mbetën me 10 lojtarë, kur Jeison Murillo u ndëshkua me karton të kuq direkt.

Deri në fund edhe pse kishte raste, golat më nuk pat, duke bërë që Barcelona të merret fitoren e tretë me radhë.

Barcelona tani ka 72 pikë dhe mban vendin e dytë, ndërsa Celta mbetet e 11-ta me 43 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Premier League
Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Premier League
Kalo në kategori