LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i FIFA-s, Infantino uron Ballkanin për titullin e kampionit në Kosovë

Presidenti i FIFA-s, Infantino uron Ballkanin për titullin e kampionit në Kosovë

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, i ka kushtuar vëmendje fituesit të titullit të kampionit në  BKT Superligën e Kosovës, FC Ballkani.

Përmes një telegram urimi drejtuar presidentit të FFK-së, Agim Ademi, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e ka përgëzuar FC Ballkanin për kurorëzimin me titull të kampionit për edicionin 2021/22 në BKT Superligën e Kosovës.


“Me kënaqësi të madhe e përgëzoj FC Ballkanin për kurorëzimin me titullin e kampionit për sezonin 2021/22 në Kosovë. Ky titull nuk do të mund të arrihej pa punën e palodhur, pasionin dhe përkushtimin e gjithë ekipit, andaj të gjithë në këtë klub duhet të jenë shumë krenarë”.

“Ju lutemi dërgoni urimet e mia për të gjithë të përfshirët në këtë arritje të madhe. Në emër të gjithë komunitetit të futbollit, shfrytëzoj rastin t’ju falënderoj ju dhe Federatën tuaj për kontributin e dhënë në zhvillimin dhe prosperitetin e futbollit në Kosovë dhe në Evropë”, thuhet në urimin e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino drejtuar të parit të FFK-së, Agim Ademi.

Kujtojmë se FC Ballkani e siguroi titullin e kampionit katër javë para përfundimit të edicionit, që është titulli i parë në histori të klubit.

Ceremonia zyrtare e kurorëzimit me titull do të organizohet në ndeshjen e javës së fundit kundër Gjilanit, më 22 maj.

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori