LAJMI I FUNDIT:

Altik Muhaxhiri është “Ylli i Javës” së 34-të në BKT Superligën e Kosovës

Altik Muhaxhiri është “Ylli i Javës” së 34-të në BKT Superligën e Kosovës
Foto: Federata e Futbollit e Kosovës - Football Federation of Kosova/Facebook

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova , vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 34-të në BKT Superligë është shpallur portieri në radhët e FC Dukagjini Altik Muhaxhiri.


Kjo është java e dytë radhazi që ky çmim shkon në duart e portierëve.

Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës

Altik Muhaxhiri ka qenë përcaktues në arkëtimin e një pike shumë të rëndësishme për KF Dukagjini (Klinë) si mysafir ndaj Dritës.

Ai përveç që pati disa intervenime gjatë këtij ballafaqimi, arriti ta presë edhe gjuajtjen e Marko Simonovskit nga penalltia, duke u shndërruar në hero të tifozëve të skuadrës nga Klina.

Dukagjini është duke luftuar për t’iu shmangur pozitës që dërgon në barazh dhe aktualisht mban pozitën e gjashtë, me 46 pikë, dy më shumë se rivalët direkt Drenica dhe Malisheva.

Çmimin “Ylli i javës” për portierin e FC Dukagjini, e ndau Rron Avdiu, zyrtar i lartë kreditor në BKT.