LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi për betejën e 8 majit në Tërstenik të Pejës, aty ku ranë 16 dëshmorë

Rrëfimi për betejën e 8 majit në Tërstenik të Pejës, aty ku ranë 16 dëshmorë

Në Tërstenik të Pejës sot u nderuan të rënët gjatë luftës së fundit në Kosovë. Pikërisht me 8 maj,  23 vjet më parë në Tërstenik ranë dëshmorë 16 ushtarë të UÇK-së, 11 prej të cilëve ishin nga ky fshat.

Mal Morina duke kujtuar rënien e bashkëluftëtarëve, evokon momentet e vështira por krenare të atyre ditëve.

“Ishim të rrethuar në tri kordone me artileri, këmbësori. Kishte granatime, dhe e vetmja mënyrë për largim nga rrethimi ishte përmes Drinit të Bardhë. Pikërisht aty kanë rënë me armë në dorë këta dëshmorë”, rrëfen Mal Morina për RTK-në.


Ndjenja krenarie por edhe dhembje kanë edhe familjarët e dëshmorëve të rënë.

“Sa është e madhe dhimbja për babën, vëllain e kushërinjtë, aq e madhe është edhe krenaria, pasi ata kanë luftua dhe e kanë dhënë jetën për Kosovë”, shprehet familjarja.

“Kemi dhimbje, por edhe krenari pasi nuk janë pak 11 dëshmorë që fshati ynë i ka dhënë, pasi ata ranë me pushkë në dorë”, shprehet një tjetër banorë i fshatit Tërstenik.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu që ishte e pranishme në këto homazhe thotë se çfarëdo që të veprohet apo thuhet nuk e bën zëvendësimin  e këtyre heronjve.

“Mund t’i përkujtojmë me nderim e lavdi, me krenari, pasi çfarëdo që të themi apo veprojmë sot, ata janë të pazëvendësueshme për familjen e tyre”, deklaroi Musliu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj

Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj

Lajme
Kalo në kategori