LAJMI I FUNDIT:

Egjipti thotë se janë vrarë 11 persona që po mbronin stacionin e pompimit të ujit në lindje të Kanalit të Suezit

Egjipti thotë se janë vrarë 11 persona që po mbronin stacionin e pompimit të ujit në lindje të Kanalit të Suezit

Të paktën 11 trupa egjiptiane, përfshirë një oficer, u vranë të shtunën në një sulm militant që vuri në cak një stacion pompimi uji në lindje të Kanalit të Suezit, tha ushtria.

Në një deklaratë, thuhej se të paktën pesë trupa të tjerë u plagosën në këtë sulm, një nga më vdekjeprurësit kundër forcave egjiptiane të sigurisë në vitet e fundit, transmeton Telegrafi.

Trupat po ndiqnin militantët në një zonë të izoluar të gadishullit verior të Sinait, shtoi deklarata.


Nuk u dhanë detaje të mëtejshme apo vendndodhjen e saktë të sulmit. Dy banorë të Sinait verior thanë se sulmi ndodhi në qytetin Qantara në provincën e Ismailia-s, e cila shtrihet në lindje nga Kanali i Suezit.

Militantët u zunë pritë trupave që ruanin objektin e pompimit, përpara se të iknin në shkretëtirë në Sinai-n verior, sipas banorëve që folën në kushte anonimiteti për sigurinë e tyre.

Asnjë grup nuk mori përgjegjësinë për sulmin e së shtunës. Javën e kaluar, militantë të dyshuar shpërthyen një tubacion gazi natyror në qytetin Bir al-Abd të Sinait verior, duke shkaktuar një zjarr, por pa viktima. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Kalo në kategori