LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku takoi anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së në Zvicër

Abdixhiku takoi anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së në Zvicër

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga kipi politik për mërgatë, sot ka nisur ciklin e tubimeve dhe takimeve me bashkatdhetarë.

Kryetari Abdixhiku vizitoi Degën e LDK-së në Zvicër, ku u prit nga anëtarë e strukturat të LDK-së, si dhe bashkëatdhetarë të shumtë.

Sipas njoftimit të LDK-së Abdixhiku tha se “është nder e kënaqësi e veçantë që vizitën e tij  të parë në mërgatë ta nis në këtë takim madhështor në Zvicër, duke bashkëbiseduar e komunikuar me njerëzit punëtorë, të drejtë, atdhetarë, patriotë e kontributdhënës të të gjitha kohërave, përkatësisht me ata që dhanë e japin kontribut të madh në çdo etapë zhvillimore të Kosovës”.


Sa i përket organizmit të brendshëm politik, Abdixhiku i njoftoi të pranishmit me angazhimin e LDK-së në këtë proces, ku spikati Konventën Programore “Lidhja për të Ardhmen”, ciklin e takimeve, siç është ky i sotmi, procesin e regjistrimit të anëtarësisë, pastaj procesin zgjedhor në Forum të Gruas dhe Forum Rinor si dhe zgjedhjet e parakohshme në 11 degë, me ç’rast tha se krejt këto aktivitetete janë funnksion të ringritjes së mëtejme të LDK-së.

Ndër të tjera, Abdixhiku bëri ftesën për besëlidhje duke argumentuar se kështu ringritemi të gjithë për një qëllim – për të ardhmen e atdheut në familjen Evropiane.

Abdixhiku, potencoi se në platformën politike “Lidhja për të Ardhmen”, vend të merituar do të zë mërgata, ku edhe përmendi nisma e projekte konkrete në këtë drejtim, ndërkaq theksoi se mërgimtarët kanë rol thelbësor edhe në përmbylljen e misionit historik për Kosovën shtet të pavarur e sovran, të anëtarësuar në NATO e BE dhe me miqësi të përhershme me SHBA-të.

Në të njëjtën frymë, Abdixhiku tha se duke qenë bashkë e krah njëri – tjetrit do t’i japim vetes një familje të fortë politike, ndërsa Kosovës, fëmijëve tanë e gjeneratave të tjera, një të ardhme euroatlantike.

Sa i përket situatës politike në vend, kryetari Abdixhiku, theksoi se Republika e Kosovës sot udhëhiqet nga mosbesues të saj të cilët janë peng të popullizmit, arrogancës së pushtetit që i ka krejt e nuk jep asgjë për qytetarët.

Ndërsa për rolin e qasjen e pushtetit në politikë të jashtme dhe në procese integruese, kryetari Abdixhiku tha se ky pushtet popullist ka lëkundur themelet e aleancave të ndërtuara në dekada. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori