Qeveria e RMV-së vendos afat deri në verë për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë
Qeveria do të përkushtohet deri në verë në zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë, por jo më gjatë se aq. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani tha se javët e mbetura janë ndoshta mundësia e vetme që të shpëtohen marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes dhe të mos prishet ajo që është arritur deri tani. Pas kësaj kohe, Shkupi thotë se nuk ka më energji për t’u përkushtuar tërësisht në atë çështje siç ka bërë deri më tani, shkruan Alsat.
“Mendoj se jemi të detyruar të mos i ekspozojmë më qytetarët në frustrime dhe dëshpërime të tilla të pafundme. Do të duhet një ditë të vendoset pikë dhe të thuhet “mjaft është më”. Ne nuk mund të kemi më qasje të këtillë ku qeveritë do të jenë tematike ku do të merren vetëm me një çështje dhe me një shpresë. Do të duhet të fokusohemi brenda dhe të vazhdojmë me reformat dhe me evropianizimin e shtetit por s’do të ketë energji më të vazhdohet si deri tani”, tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm
Sigurisht se kjo, sipas ministrit Osmani, nuk e vendos në pikëpyetje Marrëveshjen për fqinjësi të mirë të vitit 2017.
Komunikimi me Sofjen vazhdon dhe qeveria pret që dialogu të konkretizohet gjatë javëve të ardhshme. Nëse do të ketë një marrëveshje, ajo do të jetë gjithëpërfshirëse për të gjitha çështjet e hapura, ku do të definohet edhe koha e zbatimit të tyre. Osmani thotë se brenda periudhës së mbetur edhe opozita duhet të jetë konstruktive dhe ta kuptojë momentin. Sipas tij, bllokimi i paralajmëruar i Kuvendit, sigurisht se është një pengesë në këtë drejtim.
“Ky tentim për bllokim të Kuvendit e çon ujin në drejtim të atyre që kërkojnë alibi se Maqedonia e Veriut është ajo e cila nuk është konstruktive në këtë proces, nuk mund të zbatojë një pjesë të obligimeve të saja dhe nuk është e gatshme për Bashkimin Evropian”, tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm
Deri tani, nuk ka takim të paralajmëruar të nivelit më të lartë politik me Sofjen për javët e ardhshme edhe pse deri në Samitin e BE-së në qershor mbeten edhe pak javë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
Krasniqi: Strukturat paralele të Serbisë në Kosovë kanë marrë fund
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë