LAJMI I FUNDIT:

Washingtoni do të dërgojë më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë

Washingtoni do të dërgojë më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar një paketë të re ndihme sigurie për Ukrainën që do të përfshijë artileri, municione, radarë dhe pajisje të tjera.

“Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë mbështetjen e fortë për popullin e guximshëm të Ukrainës, derisa ata mbrojnë vendin e tyre kundër agresionit të vazhdueshëm me Rusinë”, tha presidenti amerikan, Joe Biden, transmeton Telegrafi.


“Ne po dërgojmë armë dhe pajisjet që Kongresi ka autorizuar drejtpërdrejt në vijën e parë të lirisë”, shtoi ai.

Biden tha se fondet ekzistuese për Ukrainën ishin “pothuajse shteruar” dhe i kërkoi Kongresit të SHBA-së të miratonte paketën e tij të propozuar të ndihmës prej 33 miliardë dollarëshe për “të forcuar Ukrainën në fushën e betejës dhe në tryezat e negociatave”.

Një zyrtar amerikan tha se paketa e fundit e armëve ishte me vlerë prej 150 milionë dollarësh, raporton agjencia e lajmeve Reuters. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori