LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtari norvegjez Ovrebo kthehet të flas për ndeshjen Chelsea – Barcelona pas 13 viteve, ku londinezët u dëmtuan rëndë: Është dashur të akordojë së paku një penallti

Gjyqtari norvegjez Ovrebo kthehet të flas për ndeshjen Chelsea – Barcelona pas 13 viteve, ku londinezët u dëmtuan rëndë: Është dashur të akordojë së paku një penallti

Një prej ndeshjeve më të diskutueshme sa iu përket vendimeve të gjyqtarëve është akoma ajo e vitit 2009 në Ligën e Kampionëve, kur Barcelona e kishte eliminuar Chelsean në “Stamford Bridge”.

Pas një 90-minutëshi ku anglezët kërkuan të paktën katër penallti, katalunasit shënuan golin e barazimit (1:1) në kohën shtesë për t’u kualifikuar në finalen e madhe.

E njeriu më i urryer nga tifozët e Chelseat ishte gjyqtari norvegjez Tom Henning Ovrebo, që nuk akordoi penallti për Chelsean me londinezët që kërkuan katër sosh.


Pas 13 viteve, Ovredo është rikthyer të flas për atë që ndodhi në Stamford Bridges, ku fillimisht tha se për gjyqtarët do të ishte shumë më mirë nëse Barcelona nuk do ta shënonte atë gol me Andre Iniestan dhe askush nuk do t’i përmendte penalltitë e pa akorduara.

“Për ne, trupën e gjyqtarëve do të ishte shumë më e lehtë nëse Barcelona nuk do të kishte shënuar golin. Chelsea do të prekte finalen e Ligës së Kampionëve nëse nuk do të kishte shënuar Barcelona dhe më pas askush nuk do të merrej me penalltinë që nuk u akordua”.

“Tifozët do të shkonin në lokal dhe do ta diskutonin episodin, por në fund gjithçka do të harrohej pasi objektivi do të ishte arritur”, deklaroi Ovrebo.

Gjyqtari norvegjez Tom Henning Ovrebo e pranon se është dashur të akordojë së paku një penallti për londinezët.

“Sigurisht, për gjyqtarin ka shumë presion në momentin që vijnë kontestime, por në fushë mendja nuk mbahet tek episodet e kaluara. Ndihej tensioni në tribuna, por atmosfera është pjesë e ndeshjeve të tilla”, theksoi norvegjezi.

Abramovich lëshon komunikatë për media në lidhje me spekulimet e fundit për Chelsean
Lexo po ashtu Abramovich lëshon komunikatë për media në lidhje me spekulimet e fundit për Chelsean

“Mendoj se tifozët e Chelsea nuk kanë të drejtë në momentin që pretendojnë katër apo pesë penallti në atë ndeshje, mirëpo të gjithë e njohin futbollin dhe besoj se një penallti në favor të anglezëve duhej ta kisha akorduar”.

“Nuk mund ta them se cilin prej episodeve, por një penallti për Chelsean qëndronte. Në futboll ndodhin këto episode, por në atë kohë nuk kishte VAR”, u shpreh në fund ai. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=ZB8diTwzysI

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

La Liga
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

La Liga
Lojtarët e Real Madridit të shqetësuar nga oferta e Arabisë Saudite për Vinicius

Lojtarët e Real Madridit të shqetësuar nga oferta e Arabisë Saudite për Vinicius

La Liga
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Kalo në kategori