LAJMI I FUNDIT:

Abramovich lëshon komunikatë për media në lidhje me spekulimet e fundit për Chelsean

Abramovich lëshon komunikatë për media në lidhje me spekulimet e fundit për Chelsean

Pronari i Chelseat, Roman Abamovich ka lëshuar një komunikatë për media përmes zëdhënësit të tij, duke mohuar disa nga lajmet që kishin qarkulluar së fundmi.

Lajmi i parë që është mohuar është se synimet Abramovich në lidhje me dhurimin e të ardhurave nga shitja e Chelsea për bamirësi nuk kanë ndryshuar dhe klubi ka sqaruar hapat që janë marr deri më tani.


Pastaj sipas komunikatës, Abramovich nuk ka kërkuar që t’i shlyhet ndonjë hua – lajme të tilla janë krejtësisht të rreme sipas klubit – siç janë edhe ato lajme që Abramovich ka rritur çmimin për shitjen e klubit në minutën e fundit.

Madje aty shkruhet që Abramovich po punon për të gjetur një kujdestar të mirë për Chelsea FC, duke inkurajuar çdo ofertues që të angazhohet për të investuar në klub – duke përfshirë edhe Akademinë, ekipin e femrave, rizhvillimin e nevojshëm të stadiumit si dhe mirëmbajtjen e Fondacionit Chelsea.

Tutje Abramovich thuhet se nuk ka akses apo kontroll mbi fondet aktuale apo ato të shitjes, dhe nuk do të ketë asnjë akses apo kontroll mbi fonde pas shitjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori