Çitaku: Anulimi i konkursit të KEK-ut është rezultat i themelimit të Komisionit Hetimor për energjinë
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, deklaroi të premten se anulimi i konkursit të para disa javëve për punësime në Korporatën Energjetike të Kosovës, është rezultat i formimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për energji.
Të enjten, në Kuvendin e Kosovës është votuar formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjinë i propozuar nga PDK-ja. Ky komision pritet të hetojë keqpërdorimet që pretendohet se janë bërë në sektorin e energjisë nga Qeveria e Kosovës në vitin 2021 dhe 2022.
“Rezultatet e themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar tashmë po vërehen. Vetëm një ditë pas themelimit të komisionit, KEK-u anuloi konkursin përmes së cilit u punësuan shumë militantë të VV-së”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është anuluar konkursi i para disa javëve, për të cilin ka pasur akuza se punësimet janë bërë në baza familjare e partiake.
Siç bëhet e ditur në njoftim, anulimi i procesit është bërë duke filluar nga selektimi, rezultatet e testit me shkrim dhe intervistat me gojë për të gjitha pozitat e shpallura sipas konkursit për plotësimin e 127 pozitave të lira, si dhe përsëritjen e këtyre fazave për të gjithë kandidatët që i plotësojnë kriteret e parapara me konkurs. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rafuna në Washington nënshkruan një akt për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara në fushën e turizmit
CineStar feston ditëlindjen e parë më 1 dhe 2 Qershor – bileta për të gjithë filmat vetëm 1,90€
Këtë të premte hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251