Lufta e Serbisë shkaktoi viktima e shkatërrime në Ballkan, por asnjëherë nuk u analizua si duhet.
Pas mbarimit të luftërave në Ballkan, bashkësia ndërkombëtare pa asnjë kusht serioz ia hoqi Serbisë sanksionet. Në vend që të këndellej nga krimet që bëri në Kroaci, në Bosnje e në Kosovë, asnjëherë nuk pranoi fajësinë. Vazhdoi propagandën sikur vozhdi Millosheviq. Dorëzoi disa nga drejtuesit ushtarakë e politikë në Tribunalin e Hagës, por e vazhdoi politikën e tyre. Serbia faktikisht edhe sot është në gjendje lufte me gjithë fqinjët e saj.
Bashkësia ndërkombëtare, duke menduar se Serbia do të shndërrohet në vend demokratik, vazhdoi t’i jepte donacione e mjete për zhvillim. Serbia e fitoi bindjen se kështu është mirë, ndaj e përforcoi pushtetin e bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Millosheviqit.
Kriminelët serbë të dënuar në Hagë, Serbia i rehabilitoi. Muralet e mëdha të kriminelëve serbë i stolisin fasadat e ndërtesave në Beograd. Bosnjën e ka marrë peng përmes Republikës Serbe; Malin e Zi e trazon përmes Kishës Ortodokse Serbe; Kosovën nuk e lë të qetë për asnjë çast.
Atë ditë që filluan takimet mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, bashkësia ndërkombëtare deklaroi hapur se ua lë palëve ta arrijnë marrëveshje. Kjo dëshmon se BE-ja nuk e kishte për nguti këtë punë. Madje, e dinte se palët po të bisedojnë edhe njëqind vjet, nuk do të arrijnë kurrë marrëveshje. Po të kishin arritur marrëveshje shqiptarët e serbët, lufta me aq shumë krime nuk do kishte ndodhur fare.
Pa kushtëzime, BE hapi edhe negociatat për anëtarësimin e Serbisë. Por, Serbia u vu në dispozicion të Rusisë. Që nga pushtimi rus i Krimesë, atje u transferuan shumë vullnetarë serbë. Beogradi akoma i duartroket bombave që hedhen mbi Ukrainë.
Zhvillimet e deritashme dëshmojnë se BE-së nuk po i bëhet vonë për asgjë. Integrimi i Ballkanit për të cilin flitet kudo e në cilindo rast, është bërë aq bajat sa kush nuk i beson. Kush nuk e di sa vjet e pengoi Greqia Maqedoninë, vetëm për ndryshimin e emrit. Kur mbaroi ajo punë, doli Bullgaria që kontestoi historinë dhe gjuhën maqedone, e pastaj BE doli me një qëndrim qesharak se edhe Shqipërinë po e lëmë pa i nisur negociatat meqë duam që të pranohet bashkë me Maqedoninë.
Ndërkohë, Serbia po kthehet edhe më shumë kah e djathta ekstreme. Po e ndryshon historinë e Luftës së dytë Botërore dhe të luftërave të fundit, duke e rehabilituar fashizmin dhe duke i mohuar krimet e gjenocidin në Srebrenicë, thotë Aleksandër Olenik, deputet i zgjedhur nga Koalicioni i Hungarezëve. Ai tregon se në zgjedhjet e fundit arriti të bëhet deputet përfaqësuesi i Lëvizjes çetnike “Sokolovi”, Millosh Stanimiroviq, i cili në vitin 2012 është dënuar për krime kundër njerizimit në Tovarnik të Kroacisë.
Edhe te ne tash mësohen e shpjegohen hapur jo një po dy a tri histori alternative shqiptare. Për t’u dëshmuar sa më patriotike, partitë politike zakonisht e nisin fushatën me flamur kombëtar dhe me fjalime pompoze patriotike. Pa mbaruar fjalimet, ata flamuj zëvendësohen me flamuj partiak që zënë pozita në skenën e hapur të vendit.
Në Ukrainë luftohet e në Ballkan flitet për konflikt, megjithëse akoma nuk janë shëruar plagët e mëdha që i shkaktoi Serbia.
Ku janë integrimet evropiane për të cilat flitet tash 22 vjet rresht?
Askund!
Mashtrimeve njëzetvjeçare iu ka dal boja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota
Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA
Barcelona e sakrifikon yllin e skuadrës për të nënshkruar me Nico Williamsin
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve
Nuk u lejua të futej në lojë për dy minuta, Messi gjen një kamerë anësore dhe shpërthen ndaj MLS-së
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron