LAJMI I FUNDIT:

Turneu joproduktiv evropian i Xi Jinpingut

Turneu joproduktiv evropian i Xi Jinpingut
Xi Jinping u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës së tij në Beograd, ku e kritikoi NATO-n dhe shprehu mbështetjen për pretendimin e Serbisë ndaj Kosovës (foto: Dimitrije Goll / Shërbimi presidencial për shtyp i Serbisë / AFP / Getty Images)

Nga: Kolegjiumi i redaksisë i ditores The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com

Kur Xi Jinpingu vizitoi Evropën për herë të fundit në vitin 2019, bëri fushatë me lajkat që përputheshin me ambiciet e tij të mëdha. Presidenti kinez ende besonte se mundet ta përkul Perëndimin ndaj vullnetit të Kinës, ndërsa në kryeqytetet e Evropës erdhi për të dëshmuar se epërsia e Pekinit do të rezultojë në prosperitet të përbashkët. Nënshkroi marrëveshje tregtare në Paris, festoi pjesëmarrjen e Romës në Iniciativën e Rrugës së re të Mëndafshit [Belt and Road Initiative] dhe bëri premtime të guximshme për bashkëpunimin ekonomik me Athinën.


Turneu evropian i Jinpingut në këtë javë, është zhvilluar në rrethana rrënjësisht më ndryshe. Gjatë mungesën së tij pesëvjeçare në kontinent, rritja ekonomike e Kinës është ngadalësuar dhe Pekini ka shkaktuar zemërimin e Perëndimit – pas mbështetjes në heshtje për Rusinë, në luftën e saj në Ukrainë. Derisa udhëheqësi kinez mund ta kishte trajtuar udhëtimin si mundësi për afrim me Evropën, në vend të kësaj zgjodhi të mbjell përçarje.

Merreni parasysh itinerarin e tij. Takimet me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe me presidentin Emmanuel Macron në Francë, u kthyen te lajkat e mëparshme të Pekinit, me lëshimet e vogla për tarifat kërcënuese kineze për konjakun francez. Por, pjesa më e madhe e udhëtimit të tij kaloi duke mbështetur aleatët kinezë që janë anëtarë problematikë të familjes evropiane.

Vizita në Beograd në 25-vjetorin e bombardimit të NATO-s të Ambasadës kineze, ia dha Xisë mundësinë për të kritikuar Aleancën Atlantike dhe për të shprehur mbështetjen për pretendimin anti-BE të Serbisë për Kosovën. Dhe, vizita e tij dyditore në Hungarinë e Viktor Orbanit, ka shfaqur lidhjet e thelluara të Kinës me anëtarin më përçarës të BE-së.

Ambiciet e presidentit kinez ishin më të drejtpërdrejta se në vitin 2019: për ta mbajtur tregun e Evropës të hapur ndaj produkteve kineze dhe për ta devijuar BE-në nga ndjekja e rrugës së ShBA-së. Duke pasur parasysh aftësinë e tij për të eksportuar sasi të mëdha të automjeteve të lira elektrike [EV] dhe të teknologjive të gjelbra – me ndihmën e asaj që Brukseli e quan subvencion i padrejtë shtetëror – Pekini ka frikë nga tarifat e BE-së. Pasi udhëtimi i kancelarit gjerman Olaf Scholz në Pekin, në muajin e kaluar, nënvizoi varësinë problematike të ekonomisë gjermane nga Kina, Xi dukej se mendonte se mund të shmangte rrezikun e barrierave tarifore, duke i shfrytëzuar linjat e dobëta të Evropës.

Megjithatë, besimi i tij e nënvlerëson masën në të cilën shumica e vendeve të BE-së e shohin sot Kinën si kërcënim sigurie – gjë që përkeqësohet nga lidhjet e saj të shtuara me Rusinë, si dhe nga kërcënimi ekonomik, duke pasur parasysh potencialin e saj për të shkurtuar prodhimin evropian në kohën që ekonomia po rimëkëmbet nga pandemia dhe nga rritja e çmimeve të energjisë. Rastet e fundit të spiunimit të dyshuar kinez, po ashtu nuk e kanë ndihmuar imazhin e Pekinit. Dhe, rehatia me liderët e fortë të Hungarisë dhe të Serbisë do të ketë kryer pak punë për të zbutur shqetësimet në kryeqytetet kyçe të BE-së për botëkuptimin autoritar të liderit kinez.

Ajo që është më e habitshme në lidhje me vizitën e Xisë, është se ai duket se nuk ka ofruar asnjë lëshim ndaj shqetësimeve tregtare të BE-së – në lidhje me kapacitetin e tepërt të Kinës me EV-të dhe teknologjinë e gjelbër, subvencionet industriale dhe qasjen në treg. Gjithashtu, duket se nuk ka dhënë ndonjë garanci se Kina do të kufizojë fluksin e mallrave me përdorim të dyfishtë drejt Rusisë, të cilat i mbështesin përpjekjet e saj për luftë.

Me ngadalësimin e kërkesës së brendshme dhe me tregun amerikan në thelb të mbyllur për EV-të kineze, Evropa megjithatë është tregu më i madh i mbetur për Pekinin dhe çmimi më i rëndësishëm për Xinë. BE-ja po vendos gjithashtu mjetet, si rregulloren e subvencioneve të huaja – e cila i lejon Brukselit të bllokojë kompanitë e subvencionuara nga qeveritë e huaja nga ofertat e prokurimeve publike, nga bashkimet dhe blerjet – që ia japin asaj peshën reale. Nëse dëshiron të përparojë në objektivat e saj ekonomike dhe të politikës së jashtme me Pekinin, Evropës i duhet të projektojë unitet dhe vendosmëri më të madhe dhe, duke e nxjerr një mësim nga libri i vetë udhëheqësit kinez, të jetë gati të adoptojë më shumë taktika të ashpra. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
Dalin pamjet nga reagimi i Tyson Furyt në zhveshtore pas humbjes nga Oleksandr Usyk

Dalin pamjet nga reagimi i Tyson Furyt në zhveshtore pas humbjes nga Oleksandr Usyk

Boks
Lajçaku caktoi kushte për çështjen e dinarit, në pikëpyetje takimi tjetër

Lajçaku caktoi kushte për çështjen e dinarit, në pikëpyetje takimi tjetër

Lajme
Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Premier League
Banorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra

Banorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra

Stil
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Siguri
Kalo në kategori