Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ftuar në takim nënkryetarët e këtij institucioni dhe kryetarët e grupeve parlamentare të partive që të mbajnë mbledhje për të diskutuar për procedimin e mëtutjeshëm të seancës së sotme plenare.
“Ftoj nënkryetarët e kuvendit dhe kryetarët e grupeve parlamentare që ta mbajmë një mbledhje për të diskutuar për procedimin e mëtutjeshëm të seancës dhe pastaj takohemi në orën 14:00”, ka thënë Konjufca.
Ftesa për mbajtjen e këtij takimi erdhi pas tensioneve të shumta të shkaktuara nga partitë opozitare, të cilat duke goditur tavolinat e tyre bënin zhurmë dhe pengonin punën e Kuvendit të Kosovës me kërkesën për të vazhduar seancën e mbetur në gjysmë për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për energjinë.
Duke qenë se kryeparlamentari Konjufca tha se nuk e sheh të arsyeshme ndërprerjen e seancës së sotme, ajo vazhdoi me pikat e rendit të ditës, ku njëra prej tyre ishte votimi i dy kandidatëve për Gjykatë Kushtetuese.
Në momentin kur nisi votimi, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës morën kutinë e votimeve dhe e dërguan te vendet ku ulen deputetët e kësaj partie. Pas tyre, kutinë e votimit e morën edhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës duke mos lejuar votimin. Kështu, puna e Kuvendit u bllokua, ndërsa seanca pritet të vazhdojë në orën 14:00. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova