Është hapur sot Panairi dyditor Ndërkombëtar i Turizmit “Kosova 2022”, i cili po konsiderohet të jetë mundësi e mirë për promovimin e fuqizimin e turizmit në Kosovë dhe Shqipëri.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari theksoi se turizmi sjell punësim, stabilitet dhe zhvillim ekonomik.
“Republika e Kosovës ka shumë çka për të treguar, sidomos në fushën e turizmit kulturor dhe turizmit natyror. Duke ditur se turizmi është një sektor që sjell stabilitet për shtetin tonë, është një sektor që sjell punësim, garanci për të rinjtë tanë që të kemi më shumë vende pune. Unë si ministre kam vendosur turizmin si një ndër prioritetet kyçe të ministrisë që drejtoj. Pra, turizmi është fushë që është aq sektor i gjerë dhe një zinxhirë që lidhë shumë vlera të shtetit tonë”, tha Hajdari.
Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti me këtë rast tha se panairi është një mundësi e mirë për promovimin e turizmit.
“Për dy ditë radhazi do t’i shpalosim ofertat dhe besoj që do të kemi marrëveshje bashkëpunimi në mes të akterëve të Kosovës dhe të shteteve tjera. Qëllimi kryesor është që edhe Kosova të promovohet sa më shumë, të ketë marrëveshje sa më shumë. Edhe Kosova të jetë në arenën ndërkombëtare me pakot e saj turistike”, tha Hoti.
Ndërsa, kryetari i Unionit të Turizmit në Shqipëri, Rrahman Kasa tha se turizmi është një ekonomi e fuqishme për çdo vend. Ai shtoi se Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për rritjen e numrit të turistëve për fuqizimin e turizmit.
“Ne kemi nevojë për pako stimuluese me qëllim që të rrisim prurjet turistike, të rrisim numrin e turistëve për të sjellë sa më shumë të ardhura në ekonominë tonë, të fuqizojmë ekonominë tonë dhe qëllimi kryesor është rritja mirëqenies së qytetarëve dhe rritja e bizneseve tona. Të gjitha bizneset pjesëmarrëse i konsideroj si ambasadorë më të mirë të marketingut dhe promovimit të hapësirës mbarë shqiptare”, tha Kasa.
Edhe përfaqësues të kompanive turistike nga Ulqini kanë prezantuar ofertat e tyre në Prishtinë.
Kryetari i Organizatës Turistike të Ulqinit, Gëzim Hajdinaga ka njoftuar se më 1 maj kanë hapur zezonin turistik.
Ish-kryetari i Ulqinit, Hajdinaga ka ftuar turistët kosovarë që t’i kalojnë pushimet në Ulqin dhe Shqipëri.
“Gjithë Kosova të shkojë në Shqipëri në perlën e bukur të Adriatikut, por më lejoni të them atë që e kam përdorë edhe vjet, tri ditë në Shqipëri, 7 në Ulqin, apo cilado që të jetë për fund, të dyja palët jemi të kënaqur”, tha ai.
Po ashtu edhe disa kompani nga Maqedonia e Veriut po marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, ku i pranishëm ishte edhe drejtori i Agjencisë Kombëtare për Promovim të Turizmit në Maqedoninë e Veriut, Ljupço Janevski.
Në panair, i cili po mbahet në ambientet e hotelit “Grand”, po marrin pjesë gjithsej 120 kompani turistike vendore dhe ndërkombëtare. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë reagon ashpër ndaj Muratit, e quan "këlysh të shefit" dhe "adoleshent"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos