LAJMI I FUNDIT:

Në transmetim direkt, Van Dijk e pyeti Henryn se përse nuk po ia kthen mesazhet në telefon – francezi pati arsye qesharake

Në transmetim direkt, Van Dijk e pyeti Henryn se përse nuk po ia kthen mesazhet në telefon – francezi pati arsye qesharake

Virgil van Dijk e ngacmoi në mënyrë qesharake Thierry Henryn për injorimin e mesazheve të tij, përpara se francezi të kishte mundësinë të përgjigjej drejtpërdrejt në transmetim.

Holandezi u vlerësua si qendërmbrojtësi më i madh në historinë e futbollit të martën mbrëma nga Michael Owen, përpara gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve të Liverpoolit me Villarrealin.


Askush në mbrojtjen e Reds nuk u vlerësua për paraqitje në pjesën e parë të lojës, pasi skuadra spanjolle shkoi në pushim me epërsi 2-0 dhe dukej se mund të bënte një përmbysje të madhe.

Owen ia thotë në sy Ferdinandit se Van Dijk është mbrojtësi më i mirë i të gjitha kohërave - por legjenda e United bëri reagim fantastik
Lexo po ashtu Owen ia thotë në sy Ferdinandit se Van Dijk është mbrojtësi më i mirë i të gjitha kohërave - por legjenda e United bëri reagim fantastik

Në fund, Van Dijk kishte disa fjalë për analistët e BT Sports, por nuk kishte të bënte me deklaratën e Owen, përkundrazi ai kishte disa fjalë për një ish-sulmues tjetër.

Gjatë intervistës, mbrojtësi holandez pyeti se kush ishte në studio, duke pritur me padurim që intervistuesi të thoshte emrin e Henryt.

Kur u tha, Van Dijk menjëherë adersoi ankesën e tij ndaj legjendës së Arsenalit: “I dërgova mesazh atij (Henryt). por ai nuk ma ktheu”, duke i thënë intervistuesit të transmetonte mesazhin.

Për fat të mirë, televizioni bëri pikërisht këtë, me Kate Abdo që më pas kaloi te ish-anëtari i Barcelonës për t’u përgjigjur vetë, dhe e gjithë kjo bëri një paraqitje qesharake.

“Unë në fakt nuk e kam më numrin e tij”, tha francezi. “Unë do të shkoj përmes dikujt tjetër për të marrë numrin e tij”.

“Kam ndryshuar numrin tim dhe kur vendosa të gjithë numrat e mi në telefonin tim të ri, numri i tij nuk ishte më atje”, ka bërë të ditur Henry.

Van Dijk zbulon fjalimin emocionues të Klopp në pushimin mes pjesë - aty ku u erdhi frymëzimi për ta përmbysur Villarrealin
Lexo po ashtu Van Dijk zbulon fjalimin emocionues të Klopp në pushimin mes pjesë - aty ku u erdhi frymëzimi për ta përmbysur Villarrealin

Më pas ai shtoi se: “Ai nuk dërgoi mesazh në numrin e duhur. Unë do ta marr atë. Ju jeni në të vërtetë i mërzitur sepse ai po më dërgon mesazhe”.

Duket se raportet mes dyshes janë tejet të mira, por që natyrisht se ngacmimi i Van Dijk në drejtim të Henryt ishte diçka e bukur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori