LAJMI I FUNDIT:

Luis Diaz shpërtheu në lot pasi arriti në finalen e tij të parë të Ligës së Kampionëve

Luis Diaz shpërtheu në lot pasi arriti në finalen e tij të parë të Ligës së Kampionëve

Super zëvendësuesi Luis Diaz u përlot pasi ndihmoi Liverpoolin të mposhtte Villarrealin për të arritur në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Diaz hyri në lojë në pushimin mes pjesëve, me skuadrën e tij në disavantazh me dy gola pas fillimit të vrullshëm të Villarrealit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale.


Por, ai e ktheu lojën në favor të Reds, ndërsa luajti në krah, duke shënuar golin e dytë të Liverpoolit në fitoren e tyre me rikthim 3-2.

Klopp: Fitorja në Villarreal është e barabartë me rikthimin kundër Barcelonës
Lexo po ashtu Klopp: Fitorja në Villarreal është e barabartë me rikthimin kundër Barcelonës

Dhe pasi siguroi një vend në finalen e Ligës së Kampionëve, talenti kolumbian tregoi një figurë jashtëzakonisht emocionale.

Ai shpërtheu në lot ndërsa duartrokiti mbështetësit e Liverpoolit që kishin udhëtuar në Estadio de la Ceramica për të përkrahur skuadrën e tyre.

Paraqitja e Diaz u vlerësua me çmimin “Lojtari i ndeshjes”, ndërsa mori elozhe edhe nga ekspertët e BT Sport, Michael Owen dhe Rio Ferdinand, të cilët e lavdëruan atë për shkëlqimin e tij, pas paraqitjes ndaj Villarrealit.

Kjo do të jetë finalja e parë e Diaz në Ligën e Kampionëve, me Liverpoolin që do të luajë me Manchester Cityn ose Real Madridin në Paris më 28 maj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori