LAJMI I FUNDIT:

Ish-gjenerali amerikan, Keane: Putini mund të vritet prej bashkëpunëtorëve

Ish-gjenerali amerikan, Keane: Putini mund të vritet prej bashkëpunëtorëve

Vladimir Putin mund të vritet në një grusht shteti pas pushtimit të Ukrainës pasi ai nuk ka “të ardhme” nëse lufta nuk ka sukses, ka paralajmëruar një ish-gjeneral amerikan.

Figura të larta të ushtrisë ruse dhe shërbimet e sigurisë gjithnjë e më tepër po zemërohen me zhvillin e luftës vdekjeprurëse që po bënë lideri i tyre, i cili së fundi po thuhet se po lufton me sëmundjen e kancerit.

Por gjenerali Jack Keane tha se Putin do të “bëjë gjithçka” për të qëndruar në pushtet pasi e di se alternativa tjetër do të ishte “vdekja e tij”, raporton thesun.


Putin do t'i nënshtrohet një operacioni për kancer, pushtetin do t'ia transferojë "përkohësisht" ish-shefit të FSB-së
Lexo po ashtu Putin do t'i nënshtrohet një operacioni për kancer, pushtetin do t'ia transferojë "përkohësisht" ish-shefit të FSB-së

Ish-Zëvendës Shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane tha për Fox News se “gjithçka është për të qëndruar në pushtet. Ky është motivi i tij. Ai do të bëjë gjithçka për të qëndruar në pushtet. Alternativa, ai e di mirë, me një pasardhës që nuk pajtohet me të, mund të nënkuptojë fundin e tij – vdekjen e tij. Ai po lufton për të qëndruar në pushtet dhe është i vendosur, mendoj, që të arrijë ende qëllimet edhe pse fokusi i tij është në jug [të Ukrainës]”.

Ai shtoi se “Putin nuk ka të ardhme përtej të qenit president i Rusisë. Ky është një fakt”.

“Silovici” – ose blloku i sigurisë – thuhet se ka fajësuar Putinin për një “gabim serioz” pasi u tërhoq nga kryeqyteti i Kievit dhe u përqendrua në marrjen e kontrollit të Donbasit.

Rusia kishte pritur që mund të marshonte në të gjithë Ukrainën pa shumë luftë – por në realitet ata janë përballur me një rezistencë të guximshme.

Shefi i Inteligjencës ukrainase: Ka dy skenarë për përfundimin e luftës me Rusinë
Lexo po ashtu Shefi i Inteligjencës ukrainase: Ka dy skenarë për përfundimin e luftës me Rusinë

Muajin e kaluar, trupat ukrainase i shtynë forcat ruse nga Kievi dhe arritën të ripushtonin qytete dhe pozicione mbrojtëse deri në 35 kilometra në lindje të kryeqytetit në një fitore të madhe.

Ndryshe, Putin gjatë ditës së djeshme është raportuar se do të kryej një operacion kirurgjik shkaku i kancerit gjersa pushtetin do t’ia dorëzojë për disa ditë ish-shefit të FSB-së, Nikolai Patrushevit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Familja palestineze që ishte në veturë sulmohet nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor – vritet shoferi

Familja palestineze që ishte në veturë sulmohet nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor – vritet shoferi

Azia
Çfarë po ndodh në Kaliforni? Shpërthen përsëri zjarri, autoritetet kërkojnë evakuim të menjëhershëm

Çfarë po ndodh në Kaliforni? Shpërthen përsëri zjarri, autoritetet kërkojnë evakuim të menjëhershëm

Amerika
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Amerika
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Evropa
Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump

Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump

Amerika
Arabia Saudite njofton 576 miliardë euro investime në SHBA gjatë mandatit të Trumpit

Arabia Saudite njofton 576 miliardë euro investime në SHBA gjatë mandatit të Trumpit

Botë
Kalo në kategori