LAJMI I FUNDIT:

Njihet si ‘mbretëresha e operacioneve plastike’, si dukej Donatella Versace para tyre

Njihet si ‘mbretëresha e operacioneve plastike’, si dukej Donatella Versace para tyre
(Foto: Instagram/donatella_versace)

Kur flitet për stilisten e famshme italiane, Donatella Versace, ajo që bie ndërmend në radhë të parë, për fat të keq, është kirurgjia plastike. Me kalimin e viteve, fytyra e dizajneres është vështirë për t’u njohur dhe rrallëherë dikush e di se si dukej ajo dikur.

Dama që trashëgoi perandorinë e modës pas vdekjes së vëllait Gianni Versace në vitin 1997, festoi ditëlindjen e saj të 67-të dhe është një nga emrat më të mëdhenj në industrinë e modës.

Edhe pse rrallë kush mund t’i bëjë ballë në botën e modës, ajo që e bën edhe më të dallueshme është pamja e jashtme dhe operacionet e shumta që ka bërë.


Donatella dhe Gianni Versace (Foto: Twitter)

Donatella është përpjekur gjithmonë të justifikojë titullin e ikonës së modës dhe me kalimin e viteve shumëkush ka harruar si dukej në rininë e saj. Në ditët e sotme, ajo bën pjesë në listën e atyre që kanë shkuar shumë larg me operacionet estetike.

Donatella Versace shkëlqeu me dukjen e saj në "Grammy Awards 2022"
Lexo po ashtu Donatella Versace shkëlqeu me dukjen e saj në "Grammy Awards 2022"
Dukja e saj tash (Foto: EPA_EFE)

Ajo shkonte shpesh në solariume për të bërë nxirje dhe që kur u bë bionde në vitin 2002, nuk ka hequr dorë nga ngjyra e flokëve. Megjithatë, përveç këtyre ndihmave “të padëmshme”, Donatella nuk u dorëzua as para procedurave dhe operacioneve estetike.

Dukja e Donatellas para operacioneve (Foto: Twitter)

Me to filloi në vitin 1995 dhe tre vjet më vonë pamja e saj ndryshoi në mënyrë drastike. Në këtë ndryshim ndikoi edhe jeta e trazuar që bëri dhe varësia ndaj alkoolit dhe drogës, veçanërisht pas vdekjes së vëllait. /Telegrafi/

Krahasimi, dikur dhe tash (Foto: Twitter)

Në trend Magazina

Më shumë
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Magazina
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën

Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina
Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”

Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”

Magazina
Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Magazina
Kalo në kategori