LAJMI I FUNDIT:

Agjentët e armatosur me vargje: Kur spiunët e STASI-t mësoheshin të shkruanin poezi

Agjentët e armatosur me vargje: Kur spiunët e STASI-t mësoheshin të shkruanin poezi
created by Polish

Janë poezi të shkruara në diktaturë. Jo në kuptimin e vargjeve të shkruara nga poetët në kohët e diktaturës. Por, poezi të shkruara me nxitjen e vetë diktaturës, të përpunuara nga spiunët, pra sytë, veshët e gojët, madje edhe duart e asaj diktature. Adresa ishte Berlini Lindor, në katin e parë të Adlershof Kulturhaus, një kompleks paraushtarak që nuk figuronte as në harta. Aty ndodheshin zyrat e Ministrisë së Sigurisë, të forcave speciale, të regjimentit të gardës. Idhulli ishte Felix Dzerzhinsky, themeluesi i CHEKA-s, policisë sekrete sovjetike …

Ishin vitet e Republikës Demokratike Gjermane, midis vitit 1962 dhe shembjes së Murit të Berlinit në vitin 1989, ndërsa “poetët” ishin agjentë dhe bashkëpunëtorë sekretë që frekuentonin klubin e poezisë së STASI-it.

Philip Oltermann, gazetari gjerman i britanikes “The Guardian”, tregon në një libër të ri se i kaloi pesë vjet duke shfletuar arkivat e STASI-t, dhe bisedoi me disa nga anëtarët e klubit. Në këtë libër mund të lexohen edhe disa nga vargjet e tyre.


Ku i gjetët këto poezi?

Në një ribotim të një antologjie të vogël të vitit 1984. STASI e merrte shumë seriozisht poezinë.

Pse u vendos të krijohej një klub “poetësh”?

Nuk ka dokumente që e shpjegojnë këtë gjë, por kam gjetur tri përgjigje të mundshme. E para, është fakti se ngritja e një klubi poetësh ishte diçka shumë e zakonshme në RDGj. Kështu, në vitet 1962 -1963, filluan të organizohen mbrëmjet e para lirike të STASI-t, në fillim në mënyrë të çrregullt. Më pas, në vitin 1982, organizata u bë më profesionale, me takime mujore që zgjatnin nga dy orë secila, dhe me një poet që mësonte të tjerët.

Pse?

Sepse STASI ishte i pakënaqur me cilësinë e poezisë së prodhuar deri atëherë. Arsyeja e dytë ishte se shërbimi sekret po zgjerohej shumë dhe me një ritëm shumë më të shpejtë sesa forcat e tjera policore sekrete të Evropës Lindore. Dhe, ai ishte shumë paranojak, madje edhe në kontrollin e vetvetes. Kështu ky klub “poetësh” ishte një mënyrë për të mbikëqyrur anëtarët e shërbimit.

Pra një kontroll mbi kontrollorët?

STASI kishte informatorët e vet, të cilët punonin jashtë shërbimit. Por, kushdo që bën poezi mund të jetë kritik, ndaj duhet të kontrollohet… Mësuesi Uve Berger, përpilonte raporte për secilin prej tyre.

Por arsyeja e tretë?

Klubi mund të ishte edhe një lloj terreni stërvitor për spiunët specialë, që mund të ishin në gjendje të depërtoni në rrethet letrare, dhe më pas të shkruanin raporte për të. STASI kishte një paranojë të vërtetë ndaj letërsisë, dhe sidomos ndaj letërsisë perëndimore. Ata nuk e kuptonin se çfarë e bënte atë kaq shumë tërheqëse për të rinjtë, dhe dyshonin se pas çdo vepre fshihej një komplot armik.

Dhe, a kanë vepruar vërtet këta spiunë?

Në fakt, shumë nga “poetët” e këtij klubi u bënë informatorë në botën e fshehtë letrare që ekzistonte në Berlinin Lindor dhe Lajpcig. Njëri prej tyre ishte Alexander Ruika, që më vonë u bë një zë kritik i regjimit.

A nxori në pah paradoksin e vetë idesë?

Ideja ishte tërësisht paradoksale, por e natyrshme në regjimin, pasi për të poezia dhe arti në përgjithësi ishin armë, propagandë. Por, një paradoks kishte edhe tek vetë themelimi i RDGj: bindja se po themelohej një shtet ndryshe, që e respekton kulturën, dhe i jep asaj të njëjtën peshë si politika…

Çfarë poezish u shkrua në atë klub?

Poezitë e Uwe Berger janë të habitshme, pasi nuk kanë metafora, dhe përbëhen kryesisht nga përshkrime. Ideja e Bergerit ishte që qytetari ta “vishte” besimin e vet politik mbi rrobat e tij, që të ishte plotësisht transparent.

Çfarë bëhej tjetër atje?

Vargjet e shkruara nga dikush lexoheshin para ta tjerëve dhe diskutoheshin duke pasur shumë kujdes për aspektet teknike dhe përmbajtjes.

Në atë rreth kishte edhe një rebel …

Po, Gerd Knauer. Në antologji u habita kur gjeta vargjet e tij kritike për regjimin. Në një poezi nxjerr në pah paradoksin e të punuarit për një ushtri, qëllimi i së cilës është të ruajë paqen. Në një poezi tjetër ai shkon aq larg sa ia atribuon Marksit luftën bërthamore … Ishin idetë shumë të rrezikshme.

Duke pasur parasysh se RDGj-ja kishte krijuar një “fjalor politik” të vetin …

Regjimi kërkonte gjithmonë mënyra për ta kontrolluar gjuhën. Njëri prej tyre ishte një fjalor i veçantë, ku gjejmë përkufizime si ai për Murin e Berlinit: Një barrierë antifashiste. Marrëdhënia me gjuhën e ende ndan Lindjen, e mësuar me një kontroll të rreptë, dhe Perëndimin e Gjermanisë, që ka sot një marrëdhënie më të relaksuar të stilit anglo-sakson.

Ku shihet kjo ndarje?

Për shembull, në Lindje ka më shumë rezistencë ndaj debatit mbi ndryshimet gjuhësore kundër paragjykimeve, pasi ato kanë kaluar përmes përvojës së një politike që dëshiron të diktojë fjalët e tua, dhe që i vinte shumë rëndësi asaj që shkruanit. Ashtu siç ka një mosbesim ndaj medias, e lidhur me skepticizmin ndaj fjalës së shkruar.

A ishte vërtet poezia një armë gjatë Luftës së Ftohtë?

Ky është një provokim i librit tim, por ishte edhe retorika e STASI-t, gjuha e tij.

A dështoi në synimin e tij?

Them se po. Ai klub nuk prodhoi rezultatet që shpresonin udhëheqësit komunistë. Sa më shumë të përpiqen ta shtypnin kulturën, aq më shumë e humbnin kontrollin e saj.

Censura e RDGj-së ishte e famshme …

Po, por shkrimtarët ishin bërë shumë kreativë për t’ia dalë mbanë. Ndonjëherë letërsia ishte aq e fshehtë, me aq shumë shtresa kuptimore dhe referencash, sa që censuruesit nervozoheshin. Ata e dinin se kishte diçka nën sipërfaqe që nuk e kuptonin, por s’mund ta zbërthenin dot kuptimin e saj.

Pra, në fund poezia e mposhti STASI-n?

Në një fare mënyre po. Sepse ishte shumë e vështirë të kontrollohej. /Burimi: “Il Giornale”/Në shqip nga: Bota.al/

Në trend Kultura

Më shumë
Qyteti më i vjetër në botë!

Qyteti më i vjetër në botë!

Kulture
Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Kulture
GJYNAH PËR SHTATIN QË KE

GJYNAH PËR SHTATIN QË KE

Poezi
Disa shënime mbi traditën moderne greke

Disa shënime mbi traditën moderne greke

Fjala+
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
Mjeshtri i inspirimit, me 44 këshilla për jetën…

Mjeshtri i inspirimit, me 44 këshilla për jetën…

Fjala+
Kalo në kategori