LAJMI I FUNDIT:

Gerhard Progni shpallet “Ylli i Javës” në BKT Superligën e Kosovës

Gerhard Progni shpallet “Ylli i Javës” në BKT Superligën e Kosovës
Foto: Federata e Futbollit e Kosovës - Football Federation of Kosova/Facebook

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“Ylli i Javës” për xhiron e 32-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti i SC Gjilani , Gerhard Progni.

Sulmuesi 35-vjeçar ishte vendimtar në fitoren që Gjilani e arriti si mysafir në Lipjan kundër Ulpianës, 4:0, duke shënuar tre gola. Ai realizoi në minutat 35’, 44’ e 72’.


Kjo është hera e tretë që sulmuesi nga Shqipëria shpallet “Ylli i Javës”. Ai për herë të parë ishte shpallur fitues i këtij çmimi në javën e 6-të, kurse më pas edhe në javën e 18-të. Çmimin e dytë nuk e kishte marrë për arsye se menjëherë pas pëfundimit të stinorit vjeshtor kishte udhëtuar për vendlindje. Për këtë arsye, ai gjatë ditës së sotme u nderua me dy çmimet, për xhiron e 18-të dhe për xhiron e 32-të.

Progni ishte ndër lojtarët më të mirë të këtij edicioni jo vetëm te SC Gjilani, por në përgjithësi në kampionat.

Në trend Sport

Më shumë
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Liridon Krasniqi u bë idhull në Malajzi – si u bë emri i tij njëri nga emrat që ky popull vendosi t’ua lë fëmijëve

Liridon Krasniqi u bë idhull në Malajzi – si u bë emri i tij njëri nga emrat që ky popull vendosi t’ua lë fëmijëve

Kosovë
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për mos të eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për mos të eskaluar situata

Sport

"Gjest i shëmtuar", Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u ndëshkua me karton të kuq

La Liga
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Tifozët e Tottenham filluan talljen ndaj Pep Guardiolës në fund të ndeshjes, të gjithë kënduan një këngë për trajnerin spanjoll

Tifozët e Tottenham filluan talljen ndaj Pep Guardiolës në fund të ndeshjes, të gjithë kënduan një këngë për trajnerin spanjoll

Premier League
Kalo në kategori