LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat: Punëtorët regjistrohen kur shteti ndan subvencione, 70% janë familjarë të pronarëve

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat: Punëtorët regjistrohen kur shteti ndan subvencione, 70% janë familjarë të pronarëve

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se regjistrimi i punëtorëve po bëhet vetëm pasi qeveria po jep bonuese.

Ai shtoi se edhe atëherë pronarët më shumë po regjistrojnë familjarët e tyre se punëtorët.  


“A e din kush regjistrohet në këto raste, 70 % regjistrohen anëtarë të familjeve të pronarit të kompanisë por jo edhe punëtorët. Ku i kemi ne këto të dhëna. Në momentin kur u mor vendimi për ndihmë 100 euro, në zyrat tona kanë vërshuar punëtorët që vinin për të verifikuar a janë të regjistruar (në ATK)”, deklaroi Azemi gjatë emisionin “Kallxo Përnime”.

Sipas tij, ka punëtorë me 15 vjet përvojë pune dhe nuk është regjistruar asnjëherë në Trust. 

Ai tha the gjatë sezonit veror mbi 50% e punëtorëve në sektorin privat janë pa kontrata. 

Ndërkaq drejtori i Departamentit të Riskut në Administratës Tatimore të Kosovës, Agron Hamiti, tha se çështja e punësimit joformal, ose punës së palajmëruar është mjaft e përhapur. 

Ai ka treguare dhe shifrat vjetore të punëtorëve që regjistrohen si rezultat i angazhimit të ATK-së. 

“Pothuajse çdo vit ne si ATK identifikojnë diku 2 mijë, 2 mijë e më shumë që pastaj regjistrohen. Nga nëntori 2021 kemi projekt të veçantë që merret me punësimet joformale. Nga dhjetori i vitit të kaluar e deri në këtë kohë kemi mbi 2000 punëtorë të regjistruar”, tha Hamiti.

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Ekonomi
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Kalo në kategori