Kryetarët e partive opozitare, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj dhe Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), sot kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, ku janë pritur nga myfitu Naim Tërnava.
Abdixhiku uroi të gjithë besimtarët myslimanë festën e Fitër Bajramit.
“Bëra vizitë te myftiu Tërnava për të uruar të gjithë besimtarët pas një muaj të gjatë të agjërimit. Dy vlera janë jetike për çdo njeri,për politikën dhe shoqërinë tonë në përgjithësi”, ka thënë Abdixhiku.
Edhe Haradinaj uroi të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit.
“Kam nderin që në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, së bashku me kolegët e mi, t’i urojmë myftiut Ternava, këtu në Bashkësinë Islame të gjithë besimtarëve shqiptarë myslimanë, por edhe gjithë të tjerëve që e festojnë festën, Me fat Bajramin”, tha ai.
Teksa ka shtuar që për të gjithë ata që kanë agjëruar të ju pranojë Zoti agjërimin dhe t’i shpërblejë gjithë ata që kanë ndihmuar të tjerët pasi që ka qenë muaji i solidaritetit.
Ndërsa, Krasniqi tha se kjo festë shënon kulminacionin e një sprove prej një muaji të agjërimit.
“Kisha kënaqësinë që sot të vij e të uroj myftiun Tërnava për festën e madhe të Fitër Bajramit. Është një festë që shënon kulminacionin e një sprove prej një muaji. Ftoj qytetarët e Kosovës që të marrin shembull nga kjo festë, të bëhen dhe më bujar. Gjithashtu shpreha mirënjohjen më të thellë BIK-ut. Duke i përgëzuar shfrytëzoj rastin që edhe njëherë të uroj këtë festë”, tha Krasniqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe