LAJMI I FUNDIT:

Barazohet seria çerekfinale e ‘play-offit’ ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Prizrenit 16

Barazohet seria çerekfinale e ‘play-offit’ ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Prizrenit 16
(Foto: baskebtolli.com)

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Prizreni 16 me rezultat 98-89 (34:21, 21:31, 22:15, 21:22), duke barazuar serinë çerekfinale në 1-1.

Ndeshja e ardhshme do të zhvillohet në Prizren, ku do të vendoset se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale, ku i pret Golden Eagle Ylli.


Vendasit e nisën për mrekulli, me një seri prej 15:0 dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, ku këtë pjesë e fituan 34:21. Por, në periudhën e dytë, mysafirët nuk u dorëzuan dhe dalëngadalë shkrin epërsinë, dhe kaluan minimalisht në epërsi 45:46, por tetë pikë radhazi nga kryeqytetasit bën që të shkëputen në 53:46, por në fund të pjesës së parë u zhvillua lojë më e barabartë, duke përfunduar me shifrat 55-52.

Por, në periodën e tretë sërish prishtinasit ishin më të mirë, duke pasur epërsi disa herë deri në 13 pikë, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 77:67. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë kryesisht e barabartë dhe kjo mjaftoi që Sigal Prishtina të shënojë fitore me rezultat 98-89.

Te Sigal Prishtina u dalluan Jetmir Zeqiri me 19 pikë e 12 kërcime, Henry Dugat me 20 pikë e shtatë asistime dhe Meriton Ismaili me 25 pikë, kurse te Prizreni 16 më i miri ishte Darell Davis me 25 pikë e 14 kërcime.

Në trend Sport

Më shumë

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori