LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munich akuzohet për mosrespektim të Bundesligës, pas humbjes tronditëse ndaj Mainzit

Bayern Munich akuzohet për mosrespektim të Bundesligës, pas humbjes tronditëse ndaj Mainzit

Trajneri i Hertha Berlinit, Felix Magath, ka reaguar ashpër pasi Mainz mori një fitore shokuese 3-1 ndaj kampionëve të Bundesligës, Bayern Munich, të shtunën pasdite.

Bayerni u kurorëzua fundjavën e kaluar me titullin kampion pas fitores së tyre në “Der Klassiker” ndaj Borussia Dortmundit dhe më pas pësoi humbjen e parë në ligë që nga shkurti, nga skuadra e mesit të tabelës, Mainzi.


Tani trajneri i njohur, Magath, ka frikë se një përsëritje e paraqitjes së dobët të së shtunës fundjavën e ardhshme kundër rivalëve të Herthas, Stuttgart, mund të dëmtojë shanset e ekipit të tij për të qëndruar në Bundesliga.

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, të dyja pësojnë humbje
Lexo po ashtu Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, të dyja pësojnë humbje

“Situata është ende kritike mes Stutgartit, Bielefeldit dhe nesh”, ka thënë fillimisht Magath për Sky pas barazimit 1-1 të Herthës në Arminia Bielefeld.

“Nuk dini çfarë të thoni për këtë. FC Bayern është kampion, nuk e di nëse ata tani janë ndalur së luajturi. Unë pashë vetëm rezultatin, nuk e di si erdhi, por nuk është e bukur”, shtoi gjermani kur u pyet për ndeshjen e Bayernit me Stuttgartin javën e ardhshme.

“Për të gjitha skuadrat, sezoni zgjat deri në ditën e fundit të ndeshjes dhe nuk e di pse një ekip mund të thotë më pas: “Ne nuk do ta luajmë sezonin deri në fund dhe do të përfundojmë tre ndeshje para mbylljes”.

“Kjo nuk i shërben Bundesligës dhe as konkurrencës”, përfundoi trajneri i Hertha Berlinit.

Situata e rënies nga kategoria në Bundesliga

Me Greuther Furth tashmë të rënë në nivelin e dytë, dy vendet e mbetura të rënies po diskutohen nga tre skuadra.

Arminia Bielefeld aktualisht zë vendin e dytë që bie automatikisht dhe qëndron dy pikë pas Stutgartit, i cili është pas Herthas me katër pikë dallim, ndërsa kërkon të shmangë vendin e barazhit.

Hertha, e cila takohet me Mainzin fundjavën e ardhshme, i duhet edhe rezultati i Stuttgartit kundër Bayernit për të garantuar sigurinë për një sezon tjetër, ndërsa Bielefeld do të rrëzohet nëse Shtutgarti mund kampionët dhe ata nuk arrijnë të fitojnë ndaj Bochum. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

Ndërkombëtare
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete

Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete

Premier League
Girona kërkon të përforcohet për Ligën e Kampionëve, kërkon lojtarin e larguar nga Liverpool

Girona kërkon të përforcohet për Ligën e Kampionëve, kërkon lojtarin e larguar nga Liverpool

La Liga
Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

La Liga
Flick e ndalon Barcelonën të shesë një lojtar pavarësisht ofertës 50 milionëshe

Flick e ndalon Barcelonën të shesë një lojtar pavarësisht ofertës 50 milionëshe

La Liga
Kalo në kategori