LAJMI I FUNDIT:

Tre të vdekur nga shpërthimet e fuqishme në një fabrikë bojërash në Stamboll

Tre të vdekur nga shpërthimet e fuqishme në një fabrikë bojërash në Stamboll

Tre persona raportohet se kanë ndërruar jetë pas një zjarri dhe shpërthimi në një fabrikë në lagjen Tuzla të Stambollit.

Sipas medieve turke, përcjell Telegrafi, një zjarr shpërtheu në një fabrikë bojërash në një zonë industriale për prodhuesit e bojërave në Tuzla, që ndodhet në anën aziatike të qytetit.


Shpërthime të shumta u dëgjuan pas zjarrit, ndërsa zjarrfikësit dhe mjekët nxituan në vendngjarje.

Veç tre të vdekurve, nëntë persona u raportuan të lënduar më herët, pasi zjarrfikësit arritën të frenojnë flakët që dërguan një re të zezë të trashë në qiell.

Flakët kanë dëmtuar fabrikën, si dhe një copëz të vogël pyjore pranë saj dhe biznese të tjera në zonë.

Një zjarrfikës u shtrua në spital për lëndimet e marra gjatë përpjekjes për të shuar zjarrin.

Shkaku i zjarrit është i paqartë ndërkohë që tanimë kanë filluar edhe hetimet rreth shkaktarit të mundshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori