LAJMI I FUNDIT:

Si reaguan drejtuesit e Interit dhe Inzaghi ndaj humbjes nga Bologna?

Si reaguan drejtuesit e Interit dhe Inzaghi ndaj humbjes nga Bologna?

Drejtuesit e Interit dhe trajneri Simone Inzaghi nuk i fajësuan lojtarët e tyre pas humbjes kundër Bolognas, por u kërkuan që të mos dorëzohen deri në fund.

Nerazzurrët nuk arritën të kapërcejnë Milanin në krye të tabelës së Serie A, duke pësuar një humbje befasuese 2-1 kundër Bolognas mbrëmjen e së mërkurës.


Tani ata janë dy pikë prapa rivalit të tyre të qytetit, Milanit, me vetëm katër ndeshje të mbetura.

Mediumi Il Corriere dello Sport ka zbuluar reagimin e drejtuesve dhe trajnerit të Interit, Inzaghi për humbjen në Stadio Dall’Ara, duke thënë se Beppe Marotta dhe Piero Ausilio refuzuan të fajësonin lojtarët të nesërmen në Pinetina.

Të gjithë lojtarët ishin ende jashtëzakonisht të zhgënjyer të enjten, kështu që drejtuesit e Interit nuk donin t’i demoralizonin edhe më shumë.

Sipas mediumit, ata u kërkuan lojtarëve të tyre të qëndrojnë të fokusuar deri në fund dhe të mos dorëzohen sepse sezoni ka ende shumë për të thënë.

Gara për titull në Serie A: Çfarë ndodh nëse Milani dhe Interi përfundojnë sezonin me pikë të barabarta
Lexo po ashtu Gara për titull në Serie A: Çfarë ndodh nëse Milani dhe Interi përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Interi do të përballet me Udinesen (në udhëtim), Empolim (në shtëpi), Cagliarin  (në udhëtim) dhe Sampdoria (në shtëpi) në katër ndeshjet e fundit të sezonit në Serie A.

Ata gjithashtu do të takohen me Juventusin në finalen e Kupës së Italisë ndërmjet ndeshjeve kundër Empolit dhe Cagliarit.

Ndeshjet e mbetura të Milanit janë kundër Fiorentinës (në shtëpi), Hellas Verona  (në udhëtim), Atalanta (në shtëpi) dhe Sassuolo (në udhëtim). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori