LAJMI I FUNDIT:

Veteranët kërcënojnë Kurtin: Do ta bllokojmë në zyre nëse ndryshon Ligjin për pensionet e kategorive të luftës

Veteranët kërcënojnë Kurtin: Do ta bllokojmë në zyre nëse ndryshon Ligjin për pensionet e kategorive të luftës

Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se Qeveria Kurti sikurse edhe qeveritë paraprake çështjen e veteranëve e kanë përdorur për vota.

Klinaku në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit thotë se pensioni i veteranit është lidh me pagën minimale për të mos u përdorë kjo çështje nga partitë politike në fushata.

“Më vjen keq që secila qeveri, çështjen e veteranëve e ka çështje për vota. Në këtë rast edhe Kurti çështjen e veteranëve e përdorë për vota: ndëshkoi veteranët se pjesa tjetër na voton. Qeveritë e kaluara që kanë qenë të lidhur me luftën kanë pasur moton: përkrahni veteranët se ata na votojnë”, tha ai, përcjell Telegrafi.


I pari i OVL UÇK-së thotë se për fat të keq shumica e popullit votojnë ata që shajnë veteranët.

“Populli nuk e di që nuk mund të bëhet as verifikim e as kategorizim i veteranëve duke qenë dosjet në prokurori. Askush nuk mund ta bëjë se nuk ka fare dokumentacione. Pra, po bëjnë lojë me opinionin për t’iu ikur skandaleve të shumta”.

Klinaku ka thënë se ia kanë thënë Kurtit në takim se nëse pagesat e veteranëve nuk llogariten me pagën minimale do ta bllokojnë atë në zyre.

“Ato që Ramush Haradinaj i ka thënë në televizion, unë ja kam thënë Kurtit në zyre. Është e vërtetë që Organizata e veteranëve të UÇK-së do t’ia bllokojë hyrje-daljet Kurtit. Do të mbetet brenda ose jashtë zyreve. Ja kemi thënë Kurtit në takim. Nuk po e kërcënojmë po ja kemi thënë në takim [Kurtit].

Klinaku thotë se nëse Kurti ndryshon ligjin për veteranët bënë shkelje kushtetuese./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori