LAJMI I FUNDIT:

Vinicius Jr vlerësohet lartë për driblimin magjik ndaj Fernandinhos dhe golin ndaj Man Cityt

Vinicius Jr vlerësohet lartë për driblimin magjik ndaj Fernandinhos dhe golin ndaj Man Cityt

Vinicius Junior tregoi ritmin e tij shpërthyes për të shënuar golin e dytë të Real Madridit, teksa gjigantët spanjollë u kthyen në lojë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt për herë të dytë.

City kaloi në epërsi të hershme 2-0 në pjesën e parë në Etihad Stadium, pasi Kevin de Bruyne shënoi golin më të shpejtë në një gjysmëfinale në historinë e turneut.


Karim Benzema shënoi golin e tij të 13-të në këtë garë për të ngushtuar rezultatin 2-1 para pjesës së parë, por City përsëri filloi me shpejtësi pas pushimit.

Ancelotti: Reaguam dhe mbetëm në lojë, tifozët tanë duhet të jenë gati për ndeshjen e kthimit
Lexo po ashtu Ancelotti: Reaguam dhe mbetëm në lojë, tifozët tanë duhet të jenë gati për ndeshjen e kthimit

Phil Foden dërgoi epërsinë në 3-1 dhe City pritej ta vazhdonte dominimin dhe ta merrte një fitore të madhe.

Por, Los Blancos arritën të kthehen në lojë me një gol të shënuar nga Viniciur Junior në minutën e 55-të për 3-2.

Vinicius Jr dhuroi magji për të shkurtuar sërish epërsinë, duke treguar ritëm elektrik dhe aftësi të jashtëzakonshme me një driblim ndaj Fernandinhos, para se të shënonte një gol të bukur.

Ky driblim i bukur dhe goli i cili e mbajti Real Madridin në lojë po vlerësohet lartë në rrjetet sociale, me tifozët e ndryshëm që kanë pasur reagime të shumta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori