LAJMI I FUNDIT:

Ulpiana dhe Ballkani ndanë pikët, Fadil Ademi i pakënaqur me barazimin

Ulpiana dhe Ballkani ndanë pikët, Fadil Ademi i pakënaqur me barazimin

Trajneri i Ulpianës, Fadil Ademi, ka arritur të marr një pikë me skuadrën e tij ndaj liderit të Superligës, Ballkanit.

Ulpiana barazoi 1-1 me Ballkanin dhe ka pak gjasa për të mbijetuar në Superligën e Kosovës.


Ademi ka thënë pas ndeshjes se është i kënaqur, por se me pak fat, Ulpiana ka mundur ta fitojë tërë ndeshjen.

“Kur humb pikë dhe je duke luftuar për ekzistencë, nuk është ndjenjë e mirë. Kjo vlen edhe për ndeshjen e sotme”.

“Kemi fituar një pikë, por jemi në një formë jo të mirë të rezultateve. Kjo pikë sado pak mund të na jap guxim për të ardhmen. Ishim të vetëdijshëm që ndesheshim me liderin, që ka lojtarë shumë të mirë individualisht dhe ka trajner të mirë”.

“Kjo na ka bërë që ne të përmirësohemi dhe t’i kundërvihemi edhe Ballkanit. Me pak fat do të mund ta fitonim ndeshjen, por edhe barazimi nuk është keq”, ka thënë Ademi. /Telegrafi/