LAJMI I FUNDIT:

Testimi i qarkores njëkahëshe për automjetet, bëhen kolona në Prishtinë

Testimi i qarkores njëkahëshe për automjetet, bëhen kolona në Prishtinë

Vendimi i Komunës së Prishtinës për ta shndërruar unazën qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet ka krijuar kolona të automjeteve.

Testimi i qarkores njëkahëshe do të zgjasë vetëm dy ditë, si fazë testuese për të larguar ‘mbingarkesën’ në kryeqytet, por kjo sot ka shkaktuar kolona në kryeqytet.


Pamjet tregojnë tollovinë në kryeqytet, ndërsa drejtuesit e automjeteve kërkonin që të paktën të lëshohet dhe ana e kundërt në të njëjtin drejtim, në mënyrë që të lirohet lëvizja e veturave nëpër Prishtinë.

Unaza e Prishtinës shndërrohet sot në qarkore njëkahëshe për automjetet
Lexo po ashtu Unaza e Prishtinës shndërrohet sot në qarkore njëkahëshe për automjetet

Ndryshe, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot dhe të dielën do të testojnë shndërrimin e gjithë unazës qendrore në rrugë njëkahëshe për vetura.

Në njoftim thuhet se kjo unazë do të funksionojnë gjatë kësaj fundjave krejtësisht si rrugë njëkahëshe:

– Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-Mensës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës

– Rruga ‘UÇK’ nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.

– Rruga ‘Migjeni’ deri te ndërtesa e ish-OSBE

– Rruga ‘Luan Haradinaj’ deri te semaforët pranë Bankës Qendrore

– Rruga ‘Garibaldi’ deri te semaforët pranë Grandit

– Rruga ‘George Bush’ deri te semaforët pranë Katedrales

– Rruga ‘Eqrem Çabej’ deri te semaforët pranë ish-Menzës së Studentëve.

Lëvizja e trafikut nëpër unazën e mësipërme do të jetë njëkahëshe në të gjitha korsitë dhe krahët e rrugëve. /Telegrafi/

Trafiku në Prishtinë
Trafiku në Prishtinë
Trafiku në Prishtinë