Rritja ekonomike e Kosovës pritet të ngadalësohet në 3.9 për qind gjatë vitit 2022. Këto parashikime të normës së zhvillimit ekonomik për vendin tonë janë bërë nga institucione ndërkombëtare financiare, e që po vlerësohen si reale nga ekspertë të ekonomisë.
Parashikimi i rënies ekonomike në 3.9 për qind prej 10.5 sa ishte për vitin 2021, është ndikuar nga rreziqet e shtuara me rritjen e ndjeshme të presioneve nga invazioni ushtarak rus në Ukrainë. Si rrjedhojë e kësaj lufte pritet të tkurren investimet e huaja direkte dhe të zvogëlohen remitancat nga diaspora e Kosovës.
Ndërkaq në Qeverinë e Kosovës, përkatësisht në Ministrinë e Ekonomisë nuk kanë dhënë përgjigje për parashikimet e Bankës Botërore dhe sa do të jenë projeksionet e tyre për zhvillimin ekonomik gjatë këtij viti.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës, Arian Zeka shpreson se parashikimet nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, të mos jenë bërë bazuar në trendin e remitancave dhe ardhjes së mërgimtarëve sivjet në Kosovë.
Ai pret që norma e rritjes ekonomike për sivjet të jetë rreth 4 për qind.
“Kjo normë e paraparë ose e parashikuar nga institucionet financiare ndërkombëtare prej 3.9 për qind ose 4 për qind, besoj që është reale, reflekton potencialet dhe mundësitë e vendit si dhe të ekonomisë sonë për të pasur një rritje të tillë.
Shpresoj që parashikimi nuk është bërë, duke u bazuar në trendët e vitit të kaluar, në ardhjen në masë të madhe të diasporës, meqenëse lehtësimi i masave në vendet ku ata jetojnë do të bëhej që ata të mos vijnë në numrat të cilët i kemi pasur, shpresojmë që po, por në të njëjtën kohë duhet të bazohemi më tepër në kapacitetet tona reale të brendshme, edhe në shtyllat që garantojnë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe rritje të qëndrueshme ekonomike.
Remitancat, edhe ardhja e diasporës pavarësisht rëndësisë së madhe dhe ndikimit të madh që kanë në ekonominë tonë, nuk duhet të na mësojnë që të bazohemi vetëm në to”, thekson Zeka për KP.
Edhe profesori në Fakultetin Ekonomik, Nagip Skënderi pret që këtë vit të ketë një ngadalësim të rritjes ekonomike.
“Ngjarjet e fundit gjeostrategjike botërore, përkatësisht lufta midis Rusisë dhe Ukrainës ka kthyer mbrapa të gjitha këto parashikime dhe pretendime. Kështu që rritja ekonomike e planifikuar dhe e parashikuar, natyrisht që nuk do të mbetet në parametrat ekzistues dhe sipas parashikimeve dhe analizave të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar e Ndërkombëtar, sikur ekonomia globale edhe ekonomia e Kosovës do të përjetojë një periudhë të një rënie ciklike të rritjes ekonomike.
Megjithatë, edhe në këtë kontekst mbetet shifra pozitive të rritjes ekonomike, mirëpo jo sipas asaj që ishte parashikuar. Kështu që të gjithë këta mekanizma ndërkombëtarë parashikojnë që rritje ekonomike për vitin 2022 në Kosovë të mbetet rreth 3.9 për qind dhe nuk është ajo që është parashikuar nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet tjera që kishin parashikuar një rritje prej dy shifrore, afër 10 për qind. Në këtë kontekst janë faktorët e jashtëm, por edhe faktorët e brendshëm ata të cilët ngadalësojnë rritjen ekonomike, por kryesisht zhvillimet e fundit midis Rusisë dhe Ukrainës kanë bërë që të kemi një ngadalësim të fort të rritjes ekonomike”, thotë Skënderi.
Më tej profesori universitar thotë për KP se rënia e aktiviteteve ekonomike do të ndodhë për shkak të rritjes së çmimeve, zvogëlimit të investimeve të huaja dhe ardhja e mërgimtarëve pritet të jetë në numër më të vogël sivjet.
“Faktori kryesor mbetet ai ndërkombëtar, por kemi edhe faktor të tjerë të cilët janë në kontekst institucionalist dhe biznesor që ndikojnë drejtpërdrejt apo në mënyrë indirekte në rritjen ekonomike të Kosovës. Kjo sidomos në mungesë të thithjes së investimeve të huaja direkte që Kosova nuk po mund të realizojë politikat mbështetëse dhe stimuluese për investitorët e jashtëm që ata të investojnë kapitalin e tyre në Kosovë. Investimet e jashtme janë një ndër faktorët kyç të rritjes ekonomike…
Në këtë kontekst pritet ndoshta edhe një rënie e të ardhura nga diaspora, për shkak se edhe ekonomitë e këtyre vendeve janë duke u ballafaquar me vështirësi ekonomike, kështu që edhe ata do të hezitojnë që në këtë periudhë të ardhshme të shpenzojnë në konsum e sidomos në ndërtimtari, edhe në sektorin e ushqimeve”, thotë ai.
Në shtatë vitet e fundit Kosova ka pasur një rritje ekonomike në norma të ndryshme. Më 2015 rritja ekonomike ishte 5.9%, 5.6% në vitin 2016, 4.8% në vitin 2017, 3.4% në vitin 2018, 4.8% në 2019, ndërsa për shkak të pandemisë më 2020, rritja ekonomike ishte minus -5.3% dhe në vitin 2021, norma e rritjes ekonomike arriti 10.5 për qind.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Miratimi i buxhetit 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme