LAJMI I FUNDIT:

Manchester United hap bisedimet me Leeds për transfeirmin e Kalvin Phillips

Manchester United hap bisedimet me Leeds për transfeirmin e Kalvin Phillips

Kalvin Phillips mund të largohet këtë verë nga Leeds United, për herë të parë në karrierën e tij.

Mesfushori anglez është dalë nga akademia e Leeds dhe deri më tani gjithmonë ka luajtur për këtë skuadër duke mos qenë as i huazuar në ndonjë klub më të vogël.


Por duke marrë parasysh formën fantastike të tij, anglezi është gati ta bëj hapin e madh në karrierë.

Manchester United tanimë ka hapur bisedimet me Leeds United për transferimin e Phillips në Old Traford gjatë afatit kalimtar veror.

26-vjeçari është objektivi kryesor i Djajve të Kuq për repartin e mesfushës pasi Declan Rice kushton shumë dhe Frenkie de Jong duket se nuk do të lëvizë nga Barcelona.

Megjithatë as transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë, pasi Leeds United synon që nga shitja e yllit të skuadrës të fitojë rreth 65 milionë euro.

Ten Hag ka tetë lojtarë me të cilët dëshiron të ndërtojë ekipin e ri të Man Utd, tre vijnë nga akademia
Lexo po ashtu Ten Hag ka tetë lojtarë me të cilët dëshiron të ndërtojë ekipin e ri të Man Utd, tre vijnë nga akademia

Reprezentuesi anglez ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin te United, ndërsa tani i mbetet dy skuadrave të gjejnë gjuhë të përbashkët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori