LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj, arrestohet 19-vjeçari i kërkuar nga gjykata

Ferizaj, arrestohet 19-vjeçari i kërkuar nga gjykata

Një 19-vjeçar me inicialet L.B është arrestuar pasditen e sotme në Ferizaj.

Policia njofton se i njëjti po kërkohej në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Vjedhje” me dënim burgimi prej shtatëmbëdhjetë muajve (1 vit e 5 muaj).

Tutje bëhet e ditur se pas kompletimit të dokumentacionit, i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.


“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin për media./Telegrafi/